Wednesday, December 25, 2013

Lista e 100 me te mireve nga "The Guardian":Kryeson Messi,pason CR7



Super lojtaret e futbollit

Pas tyre vjen suedezi Zlatan Ibrahimovic ,duke lene pas finalistin e "Topit te Arte",Frank Ribery.

Lista eshte hartuar nga 15 eksperte futbolli.Ne te Barcelona ka 11 lojtare,Reali i Madridi ka 9,teksa surprize eshte Atletico Madrid me 5 lojtare.

Sipas listes Spanja kryeson dhe persa u perket emrave te kombetareve,me 17 emra.

Sunday, December 22, 2013

Si të kryeni Jailbreak Untethered për iOS 7 në iPhone, iPad dhe iPod touch [Guida]





Pas një pritje të gjatë, Jailbreak Untethered për iOS 7 është më në fund realitet! Më poshtë mund të ndiqni guidën tonë të plotë që do ju ndihmojë të kryeni jailbreak të pajisjes tuaj iOS (iPhone, iPad, iPod touch) me 7.0, 7.0.1, 7.0.2, 7.0.3 o 7.0.4, 7.1 beta 1 dhe 7.1 beta 2, me anë të programit Evasi0n 7 në versionin për Windows dhe për Mac.

Pajisjet që janë kompatibël

- iPhone 4;
- iPhone 4S;
- iPhone 5;
- iPhone 5s;
- iPhone 5c;
- iPod touch i gjeneratës së pestë;
- iPad mini;
- iPad mini me Retina Display;
- iPad 2;
- iPad i gjeneratës së tretë;
- iPad i gjeneratës së katërt;
- iPad Air.

Çfarë ju nevojitet?

- Një iPhone, iPod touch ose iPad me iOS  7.0, 7.0.1, 7.0.2, 7.0.3 o 7.0.4, 7.1 beta 1 ose 7.1 beta 2
- Një kompjuter me sistem operativ OS X ose Windows;
- Evasi0n 7 për Windows  ( Shkarko ) ose për Mac ( Shkarko )

Guida Jailbreak

1. Shkarkoni "Evasi0n" në kompjuterin tuaj dhe pasi ta keni bërë hapni programin.

2. Lidheni pajisjen tuaj me kompjuterin dhe shypni butonin "Jailbreak". Programi do të kryejë çdo veprim në mënyrë automatike, pa pasur nevojë që vendosni pajisjen tuaj manualisht në DFU.

3. Pasi të ketë përfunduar proçesi, iPhone do të fiket dhe rindizet përsëri, ndërsa programi do të vazhdojë të dërgojë file-t e nevojshëm për instalimin e Evasi0n loader në pajisjen tuaj, që do të shfaqet në Homescreen menjëherë pasi të përfundojë proçesi. Kjo fazë mund të zgjasë disa minuta.

4. Mos e shkëpusni pajisjen nga kompjuteri, dhe hapni aplikacionin "Jailbreak" të instaluar në iPhone që të instaloni Cydia. Çdo gjë do të bëhet në mënyrë automatike, mjafton të ndiçni hapat që do ju shfaqen në ekran.

5. Pasi të keni kompletuar këto hapa, ikona "Jailbreak" do të zhduket dhe do të gjeni programin Cydia të instaluar në pajisjen tuaj.

Shënim: E kemi testuar jailbreak dhe ka shumë probleme, kështu që ju këshillojmë të mos e intaloni tani por të prisni edhe pak!

Nëse keni ndonjë problem me guidë, në rradhë të parë sigurohuni që të keni ndjekur me sukses të gjitha hapar e mësipërm, nëse Jailbreak bllokohet në njërin nga këto hapa, bëjini një reboot të pajisjes duke mbajtur të shtypur njëkohësisht butonin Home dhe Power. Gjithsesi, ne do të krijojmë edhe disa artikuj të tjerë për t'ju ndihmuar për gjithçka që kemi mundësi. /Zhbllokojme iPhone

Sunday, June 2, 2013

Elhaida Dani: Më telefonoi për të më uruar, presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha ( Video )








Fituesja e “The Voice of Italy”, Elhaida Dani ishte e ftuar speciale në RTL 102.5 në kanalin Sky. Me gazetarët Cristina Borra dhe Fabrizio Ferrari, Elhaida rrëfen emocionet pas fitores, urimet e shumta që ka marrë nga të njohur e të panjohur, por edhe telefonatën me kryeministrin Sali Berisha, i cili e uroi atë personalisht për cmimin e madh. Teksa gazetari e pyet, duke e quajtur Berishën “president”, Elhaida me sa duket tepër indiferente ndaj politikës dhe personazheve të saj, përgjigjet pa e korrigjuar lapsusin dhe tregon se sa e befasuar u ndje kur dëgjoi në telefon “Jam Sali Berisha…




Wednesday, April 3, 2013

Ja pse femrat i dëshirojnë meshkujt të gjatë...









Shkencëtarët e Universitetit të Utah, kanë synuar ti japin një shpjegim shkencor motivit se pse femrat preferojnë meshkujt e gjatë në raport me ata të shkurtër.Shpjegimi gjendet qysh në të kaluarën dhe lidhet me kohën kur qeniet njerëzore ecnin me katër gjymtyrë, të cilët kur e panë botën të ngritur në këmbë nisën të qëndrojnë në këtë mënyrë.Ky pozicion sipas antropologëve ka krijuar një sërë avantazhesh për njeriun në raport me kafshët e tjera, në veçanti sa u takon situatave të betejave dhe luftës.Duket se është pikërisht pozicioni i qëndrimit ajo që ndikon te femrat në preferencën e një mashkulli më të gjatë.Sipas profesorit David Carrier i cili merret edhe me studimin e evoluimit të qenieve njerëzore, në bazë të pozicionit të trupit zgjidhet edhe partneri.Një nga arsyet se pse femrat i gjejnë më tërheqës meshkujt e gjatë, është fakti se i cilësojnë më dominues dhe inteligjent.
Një tjetër arsye se pse femrat i cilësojnë më tërheqës meshkujt e gjatë është fakti se i mendojnë më mbrojtës ndaj tyre, përveçse të hijshëm.Po në këtë linjë shtohet se nga studimet tregohet se femrat i adhurojnë meshkujt e bëshëm, dhe shtatlartë të cilët mund të mbrojnë më së miri fëmijët dhe familjen, duke besuar edhe në pasardhës me të njëjtat tipare.

Saturday, January 26, 2013

Zhbllokojme iPhone : Si të instaloj WhatsApp ose ndonjë aplikacion tjetër në iPhone 3G?







Si të instaloj WhatsApp ose ndonjë aplikacion tjetër në iPhone 3G?


Përshëndetje. Për fatin e keq, iPhone 3G nuk i suporton versionet më të reja të iOS, dhe versioni i fundit zyrtar që mund të instalohet është iOS 4.2.1, kështu që aplikacionet që kërkojnë versione më të reja të iOS nuk mund të instalohen. Edhe pse nuk është e mundur, ne do të tregojmë një mënyrë se si të instaloni Whatsapp apo ndonjë aplikacion tjetër në iPhone 3G.

Një zgjidhje mund të jetë të kërkosh në internet versione më të vjetra të aplikacioneve, që punojnë edhe për versione më të vjetra të iOS (prsh kërko në google facebook.ipa) dhe ti instalosh me anë të iTunes direkt në iPhone.

Një tjetër zgjidhje mund të ishte edhe të instalosh një version më të ri të iOS në iPhone 3G me anë të programit Whited00r.
Ose, nëse ke një iPhone 3G jailbroken, mund të shkarkosh programin iFile nga Cydia dhe më pas të shkosh tek "System/Library/CoreService" dhe më pas të gjesh këtë file: "SystemVersion.plist". Shtyp butonin view text dhe do të shfaqet një dritare si në foton me lart.
Mjafton të modifikosh numrat që tregojnë versionin e iOS (me ngjyrë blu në foto) dhe të shtosh "4.3" ose "4.3.1". Tani shpëtoje file-in dhe bëji një respring iPhone. Pasi të kesh kryer këto hapa shko tek "Settings/General/Info" për të parë version e firmware të modifikuar. Do të shohësh iOS 4.3 në vend të versionit që është i instaluar në të vërtetë. Tani mund të shkosh në App Store dhe të shkarkosh WhatsApp.

Tuesday, January 15, 2013

Me armë mbi një Lamborghini në Bllok, ndalohet djali i kryebashkiakut




Qarkullonte me Lamborghini në zonën e ish-Bllokut i armatosur, arrestohet djali i kryetarit të Bashkisë së Mamurrasit.

Eduart Ndreca u ndalua rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm në zonën e ish-Bllokut në Tiranë nga efektivët e komisariatit të policisë, teksa bënte xhiro i vetëm, me një supermakinë tip Lamborghini me ngjyrë të verdhë.

Gjatë kontrollit të ushtruar, 25-vjeçarit ju gjet në brez një armë zjarri pistoletë tip-Glock. Ai u shoqërua menjëherë në ambientet e komisariatit të policisë nr.2, ku dhe u mor në pyetje.

“Ndihem i rrezikuar ndaj dhe qarkulloj me armë zjarri” mësohet të ketë thënë në polici, djali i Ded Ndrecës, kryetar i Bashkisë së Mamurrasit.

Burime nga policia thanë për Kamera OnAir se pistoleta u sekuestrua në cilësinë e provës materiale ndërsa u bllokua mjeti.

Saturday, January 5, 2013

Çiljeta thyen tabune, pozon nudo gjate shtatzanise…




Kufinjt e reales dhe te imagjinares njerezit e zakonshem nuk mund t’i thyejme, por nje gje e tille tashme nuk eshte gje e re per yllin shqiptar, Çiljeten, e cila shtatzene ka realizuar nje fotografi te jashtezakonshme.
Te gjithe e dime se Çiljeta, shume e komentuar per linjat e saj trupore, eshte shatazene, dhe jo vetem.Ajo ka vazhduar te thyeje barrierat, duke u shfaqur ne kopertine nudo, me ç’rast ka shfaqur dhe barren e saj.Fotografia pa dyshim se eshte e bukur dhe pos estetikes ngerthen ne vete shume aspekte tjera te nje femre te guximshme, e cila shfaq fuqine pa u ndikuar nga influenca e shoqerise.

Skandali i Tunes ne “X Factor” me “vibrator”






Kengetarja Tuna, e cila cilesohet si nje vajze mjaft e talentuar ne fushen e muzikes, eshte poashtu nje personalitet qe mban vemendjen e fansave dhe mediave ne fokus, me skandale dhe batuta te njepasnjeshme.
Viti 2012 mesiguri qe do te mbahet mend per videon e saj provokative “I asaj” por edhe rrjeti i saj social qe eshte shnderruar ne nje kend i te papriturave dhe postimeve bizare dhe jo te balancuara mire per mentalitetin sot, por qe megjithate shpesh shihen si mjaft interesante dhe argetuese.
Tuna, si gjyqtare ne “X Factor”, nuk e ka leshuar mundesine, per te krijuar paksa turbullira edhe ne kete shou shume te popullarizuar, qofte me (zh)veshje seksi, qofte me batuta te natyres seksuale:
“Falimnderit gjithe miqeve qe mua po me shkruajne ne keto momente ne telefon, sepse e kam me vete ketu ne karrige dhe po komplementojne per te gjithe konkurrentet sonte. Mundesisht, mos e beni kete tani sepse e kam vene telefonin ne vibrim dhe ne vend shume te papershtatshem (qesh)… falemnderit shume!”, ka qene batuta e mbremjes nga mentorja Altuna gjate performances se Egzones ne “X Factor”.