Saturday, January 26, 2013

Zhbllokojme iPhone : Si të instaloj WhatsApp ose ndonjë aplikacion tjetër në iPhone 3G?







Si të instaloj WhatsApp ose ndonjë aplikacion tjetër në iPhone 3G?


Përshëndetje. Për fatin e keq, iPhone 3G nuk i suporton versionet më të reja të iOS, dhe versioni i fundit zyrtar që mund të instalohet është iOS 4.2.1, kështu që aplikacionet që kërkojnë versione më të reja të iOS nuk mund të instalohen. Edhe pse nuk është e mundur, ne do të tregojmë një mënyrë se si të instaloni Whatsapp apo ndonjë aplikacion tjetër në iPhone 3G.

Një zgjidhje mund të jetë të kërkosh në internet versione më të vjetra të aplikacioneve, që punojnë edhe për versione më të vjetra të iOS (prsh kërko në google facebook.ipa) dhe ti instalosh me anë të iTunes direkt në iPhone.

Një tjetër zgjidhje mund të ishte edhe të instalosh një version më të ri të iOS në iPhone 3G me anë të programit Whited00r.
Ose, nëse ke një iPhone 3G jailbroken, mund të shkarkosh programin iFile nga Cydia dhe më pas të shkosh tek "System/Library/CoreService" dhe më pas të gjesh këtë file: "SystemVersion.plist". Shtyp butonin view text dhe do të shfaqet një dritare si në foton me lart.
Mjafton të modifikosh numrat që tregojnë versionin e iOS (me ngjyrë blu në foto) dhe të shtosh "4.3" ose "4.3.1". Tani shpëtoje file-in dhe bëji një respring iPhone. Pasi të kesh kryer këto hapa shko tek "Settings/General/Info" për të parë version e firmware të modifikuar. Do të shohësh iOS 4.3 në vend të versionit që është i instaluar në të vërtetë. Tani mund të shkosh në App Store dhe të shkarkosh WhatsApp.

Tuesday, January 15, 2013

Me armë mbi një Lamborghini në Bllok, ndalohet djali i kryebashkiakut




Qarkullonte me Lamborghini në zonën e ish-Bllokut i armatosur, arrestohet djali i kryetarit të Bashkisë së Mamurrasit.

Eduart Ndreca u ndalua rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm në zonën e ish-Bllokut në Tiranë nga efektivët e komisariatit të policisë, teksa bënte xhiro i vetëm, me një supermakinë tip Lamborghini me ngjyrë të verdhë.

Gjatë kontrollit të ushtruar, 25-vjeçarit ju gjet në brez një armë zjarri pistoletë tip-Glock. Ai u shoqërua menjëherë në ambientet e komisariatit të policisë nr.2, ku dhe u mor në pyetje.

“Ndihem i rrezikuar ndaj dhe qarkulloj me armë zjarri” mësohet të ketë thënë në polici, djali i Ded Ndrecës, kryetar i Bashkisë së Mamurrasit.

Burime nga policia thanë për Kamera OnAir se pistoleta u sekuestrua në cilësinë e provës materiale ndërsa u bllokua mjeti.

Saturday, January 5, 2013

Çiljeta thyen tabune, pozon nudo gjate shtatzanise…




Kufinjt e reales dhe te imagjinares njerezit e zakonshem nuk mund t’i thyejme, por nje gje e tille tashme nuk eshte gje e re per yllin shqiptar, Çiljeten, e cila shtatzene ka realizuar nje fotografi te jashtezakonshme.
Te gjithe e dime se Çiljeta, shume e komentuar per linjat e saj trupore, eshte shatazene, dhe jo vetem.Ajo ka vazhduar te thyeje barrierat, duke u shfaqur ne kopertine nudo, me ç’rast ka shfaqur dhe barren e saj.Fotografia pa dyshim se eshte e bukur dhe pos estetikes ngerthen ne vete shume aspekte tjera te nje femre te guximshme, e cila shfaq fuqine pa u ndikuar nga influenca e shoqerise.

Skandali i Tunes ne “X Factor” me “vibrator”






Kengetarja Tuna, e cila cilesohet si nje vajze mjaft e talentuar ne fushen e muzikes, eshte poashtu nje personalitet qe mban vemendjen e fansave dhe mediave ne fokus, me skandale dhe batuta te njepasnjeshme.
Viti 2012 mesiguri qe do te mbahet mend per videon e saj provokative “I asaj” por edhe rrjeti i saj social qe eshte shnderruar ne nje kend i te papriturave dhe postimeve bizare dhe jo te balancuara mire per mentalitetin sot, por qe megjithate shpesh shihen si mjaft interesante dhe argetuese.
Tuna, si gjyqtare ne “X Factor”, nuk e ka leshuar mundesine, per te krijuar paksa turbullira edhe ne kete shou shume te popullarizuar, qofte me (zh)veshje seksi, qofte me batuta te natyres seksuale:
“Falimnderit gjithe miqeve qe mua po me shkruajne ne keto momente ne telefon, sepse e kam me vete ketu ne karrige dhe po komplementojne per te gjithe konkurrentet sonte. Mundesisht, mos e beni kete tani sepse e kam vene telefonin ne vibrim dhe ne vend shume te papershtatshem (qesh)… falemnderit shume!”, ka qene batuta e mbremjes nga mentorja Altuna gjate performances se Egzones ne “X Factor”.