Pas një pritje të gjatë, Jailbreak Untethered për iOS 7 është më në fund realitet! Më poshtë mund të ndiqni guidën tonë të plotë që do ju ndihmojë të kryeni jailbreak të pajisjes tuaj iOS (iPhone, iPad, iPod touch) me 7.0, 7.0.1, 7.0.2, 7.0.3 o 7.0.4, 7.1 beta 1 dhe 7.1 beta 2, me anë të programit Evasi0n 7 në versionin për Windows dhe për Mac.
Pajisjet që janë kompatibël
- iPhone 4;
- iPhone 4S;
- iPhone 5;
- iPhone 5s;
- iPhone 5c;
- iPod touch i gjeneratës së pestë;
- iPad mini;
- iPad mini me Retina Display;
- iPad 2;
- iPad i gjeneratës së tretë;
- iPad i gjeneratës së katërt;
- iPad Air.
Çfarë ju nevojitet?
- Një iPhone, iPod touch ose iPad me iOS 7.0, 7.0.1, 7.0.2, 7.0.3 o 7.0.4, 7.1 beta 1 ose 7.1 beta 2
- Një kompjuter me sistem operativ OS X ose Windows;
- Evasi0n 7 për Windows (
Shkarko ) ose për Mac (
Shkarko )
Guida Jailbreak
1. Shkarkoni "Evasi0n" në kompjuterin tuaj dhe pasi ta keni bërë hapni programin.
2. Lidheni pajisjen tuaj me kompjuterin dhe shypni butonin "Jailbreak". Programi do të kryejë çdo veprim në mënyrë automatike, pa pasur nevojë që vendosni pajisjen tuaj manualisht në DFU.
3. Pasi të ketë përfunduar proçesi, iPhone do të fiket dhe rindizet përsëri, ndërsa programi do të vazhdojë të dërgojë file-t e nevojshëm për instalimin e Evasi0n loader në pajisjen tuaj, që do të shfaqet në Homescreen menjëherë pasi të përfundojë proçesi. Kjo fazë mund të zgjasë disa minuta.
4. Mos e shkëpusni pajisjen nga kompjuteri, dhe hapni aplikacionin "Jailbreak" të instaluar në iPhone që të instaloni Cydia. Çdo gjë do të bëhet në mënyrë automatike, mjafton të ndiçni hapat që do ju shfaqen në ekran.
5. Pasi të keni kompletuar këto hapa, ikona "Jailbreak" do të zhduket dhe do të gjeni programin Cydia të instaluar në pajisjen tuaj.
Shënim: E kemi testuar jailbreak dhe ka shumë probleme, kështu që ju këshillojmë të mos e intaloni tani por të prisni edhe pak!
Nëse keni ndonjë problem me guidë, në rradhë të parë sigurohuni që të keni ndjekur me sukses të gjitha hapar e mësipërm, nëse Jailbreak bllokohet në njërin nga këto hapa, bëjini një reboot të pajisjes duke mbajtur të shtypur njëkohësisht butonin Home dhe Power. Gjithsesi, ne do të krijojmë edhe disa artikuj të tjerë për t'ju ndihmuar për gjithçka që kemi mundësi. /
Zhbllokojme iPhone