Shkencëtarët e Universitetit të Utah, kanë synuar ti japin një shpjegim shkencor motivit se pse femrat preferojnë meshkujt e gjatë në raport me ata të shkurtër.Shpjegimi gjendet qysh në të kaluarën dhe lidhet me kohën kur qeniet njerëzore ecnin me katër gjymtyrë, të cilët kur e panë botën të ngritur në këmbë nisën të qëndrojnë në këtë mënyrë.Ky pozicion sipas antropologëve ka krijuar një sërë avantazhesh për njeriun në raport me kafshët e tjera, në veçanti sa u takon situatave të betejave dhe luftës.Duket se është pikërisht pozicioni i qëndrimit ajo që ndikon te femrat në preferencën e një mashkulli më të gjatë.Sipas profesorit David Carrier i cili merret edhe me studimin e evoluimit të qenieve njerëzore, në bazë të pozicionit të trupit zgjidhet edhe partneri.Një nga arsyet se pse femrat i gjejnë më tërheqës meshkujt e gjatë, është fakti se i cilësojnë më dominues dhe inteligjent.
Një tjetër arsye se pse femrat i cilësojnë më tërheqës meshkujt e gjatë është fakti se i mendojnë më mbrojtës ndaj tyre, përveçse të hijshëm.Po në këtë linjë shtohet se nga studimet tregohet se femrat i adhurojnë meshkujt e bëshëm, dhe shtatlartë të cilët mund të mbrojnë më së miri fëmijët dhe familjen, duke besuar edhe në pasardhës me të njëjtat tipare.
No comments:
Post a Comment