Wednesday, November 14, 2012

Ja sesi po ja humbasin dinjitetin festes se 100 Vjetorit te Pavaresise





Data 28 Nentor 1912 eshte data historike ku Ismail Qemali ngriti ne Vlore flamurin Kuq e Zi, por jo nje tribal e as nje pellumb a sorre te shemtuar sic po mbulohet Tirana dhe jo vetem. Kur te gjithe syte e botes dhe vemendja e mediave  eshte drejt Shqiperise qeveria jone po humb dinjitetin e kesaj feste duke shenderruar ne simbole disa tribale dhe sorra te cilat jo vetem qe nuk e perfaqesojne kombin Shqipetar po jane edhe turpesisht ide te vjedhura. A e dine valle ato qe kane shpallur fituese keto logo qe gjaku i shume njerzve per te cilet jemi krenar edhe sot e kesaj dite edhte derdhur per te ngritur te lire flamurin Kuq e Zi. A mundet dikush te me thote se ca lidhje ka me Shqiperine nje sorre ose tribal i shemtuar? Kur e gjithe rinia dhe jo vetem kerkojne bashkim ne sa vijm edhe asimilohemi ne vetvete duke humbur edhe identitetin e festes me te madhe te te gjithe Shqipetareve ane e kend botes. Ne duam flamurin tone ate per te cilin gjysherit tane luftuan dhe dhane edhe piken e fundit te frymes qe ai te valvitej krenar. Ne nuk e njohim as logon qe shteti paturpesisht e ka vjedhur dhe as sorren e cila ka mbuluar Tiranen. Duam flamurin tone per te cilin jemi krenar. Mjaft e keni copetuar kete vend te pakten na lini ta gezojme sic duhet kete 100 vjetor. Mjaft shitet toka edhe dete te pakten mos na e nderroni edhe flamurin. E copetuar dhe e pafuqishme per shkak te abuzimit te pameshirshem Shqiperia i falet popullit i cili nuk harron historine dhe flamurin e kombit. 

No comments:

Post a Comment