Showing posts with label Mbërrin në Tiranë nga Vatikani Meshari. Show all posts
Showing posts with label Mbërrin në Tiranë nga Vatikani Meshari. Show all posts

Monday, November 12, 2012

Mbërrin në Tiranë nga Vatikani “Meshari”





Vepra më e vjetër në gjuhën shqipe që ka mbërritur deri në ditët tona “Meshari” i Gjon Buzukut(1555) ka mbërritur në Shqipëri nën masa të rrepta sigurie. Njoftohet se libri i rrallë ka mbërritur në
Tiranë nga Italia rreth orës 11:30 minuta te dites se djeshme.

Meshari vjen në Tiranë në kuadër të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë dhe do të ekspozohet për publikun në ambientet e Bibliotekës Kombëtare. Ekspozita e Mesharit të Gjon Buzukut do të hapet nesër në orën 18:00 dhe do të qëndrojë e hapur deri më 28 nëntor, raporton Panorama.

Vatikani kishte pranuar pak kohë më parë kërkesën e qeverisë shqiptare për të sjellë në Shqipëri kopjen origjinale të Mesharit të Gjon Buzukut.

Meshari i Gjon Buzukut qëndron në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit.