Askush nuk e kishte pare kete video e ndoshta shume e kemi pare po se kemi vene re kete gjest provokativ qe Anelka ju ben Serbeve gjate nje ndeshje France vs Serbi. Anelka pas shenimit te golit ben Shqiponjen nje gjest ky qe ka terbuar tifozat Serb. Video shoqerohet me nje kenge shqipe. Ju ftojm ta ndiqni kete super video :
Saturday, November 17, 2012
E rralle: Anelka shenon ndaj serbise dhe ju ben Shqiponjen (VIDEO)
Askush nuk e kishte pare kete video e ndoshta shume e kemi pare po se kemi vene re kete gjest provokativ qe Anelka ju ben Serbeve gjate nje ndeshje France vs Serbi. Anelka pas shenimit te golit ben Shqiponjen nje gjest ky qe ka terbuar tifozat Serb. Video shoqerohet me nje kenge shqipe. Ju ftojm ta ndiqni kete super video :
Wednesday, November 14, 2012
iPhone 5S në horizont? Mund të vijë më shpejt se sa pritej!
Disa thashetheme të reja po qarkullojnë gjatë këtyre ditëve. Sipas Commercial Times të raportuara edhe nga DigiTimes, Apple duhet të nisë prodhimi e iPhone 5S në Dhjetor (rreth 100.000 copë) për të rritur më pas prodhimin gjatë katër mujorit të parë të vitit 2013. Siç e dimë, pa ndonjë bujë të madhe, para disa javësh Apple prezantoi iPad të gjeneratës së katërt, shumë më shpejt sa sa pritej. Nuk është çudi që Apple të prezantojë edhe një iPhone 5S!
Gazeta kineze ka zbuluar se proçesi i çertifikimit të pjesëve të iPhone 5S të ardhshëm, është përshpejtuar dhe se prodhimi do të rritet në fillim të vitit 2013. Vitin e kaluar, siç e dimë, Samsung i ka treguar botës Galaxy S3 në një event menjëherë pas MWC në fund të muajit Shkurt, ndërsa iPhone 5 ka daluar shumë muaj më vonë duke i lejuar Samsung-ut që të shesë me miliona smartphone. Është e mundur, që Apple për 2013, të jetë gati për të luftuar, të paktën pjesërisht Galaxy S4 dhe të gjithë smartphone-t e tjerë interesant që pritet të dalin në 2013.
SKANDAL: Spoti per 100 vjetor i vjedhur nga India (VIDEO)
Këto ditë kanë qenë të shumtë spotet të cilat përshëndesnin 100 vjetorin e pavarësisë në televizionet shqiptare.
Ndër me interesantët ishte ai i TV Klan ku shfaqej një vogëlush i cili nderonte flamurin kombëtar.
Por siç duket ky spot nuk na paska qenë një ide origjinale. Gjatë kërkimeve në internet ndeshëm një video të ngjashme në mënyrën e realizimit, idesë madje edhe të njëjtat fjalë por ndryshimi i vetëm qëndronte se i kushtohej përvjetorit të pavarësisë së Indisë
SPOTI I INDISE :
SPOTI I VJEDHUR I YNI NGA TV KLAN HD :
Ja sesi po ja humbasin dinjitetin festes se 100 Vjetorit te Pavaresise
Data 28 Nentor 1912 eshte data historike ku Ismail Qemali ngriti ne Vlore flamurin Kuq e Zi, por jo nje tribal e as nje pellumb a sorre te shemtuar sic po mbulohet Tirana dhe jo vetem. Kur te gjithe syte e botes dhe vemendja e mediave eshte drejt Shqiperise qeveria jone po humb dinjitetin e kesaj feste duke shenderruar ne simbole disa tribale dhe sorra te cilat jo vetem qe nuk e perfaqesojne kombin Shqipetar po jane edhe turpesisht ide te vjedhura. A e dine valle ato qe kane shpallur fituese keto logo qe gjaku i shume njerzve per te cilet jemi krenar edhe sot e kesaj dite edhte derdhur per te ngritur te lire flamurin Kuq e Zi. A mundet dikush te me thote se ca lidhje ka me Shqiperine nje sorre ose tribal i shemtuar? Kur e gjithe rinia dhe jo vetem kerkojne bashkim ne sa vijm edhe asimilohemi ne vetvete duke humbur edhe identitetin e festes me te madhe te te gjithe Shqipetareve ane e kend botes. Ne duam flamurin tone ate per te cilin gjysherit tane luftuan dhe dhane edhe piken e fundit te frymes qe ai te valvitej krenar. Ne nuk e njohim as logon qe shteti paturpesisht e ka vjedhur dhe as sorren e cila ka mbuluar Tiranen. Duam flamurin tone per te cilin jemi krenar. Mjaft e keni copetuar kete vend te pakten na lini ta gezojme sic duhet kete 100 vjetor. Mjaft shitet toka edhe dete te pakten mos na e nderroni edhe flamurin. E copetuar dhe e pafuqishme per shkak te abuzimit te pameshirshem Shqiperia i falet popullit i cili nuk harron historine dhe flamurin e kombit.
Monday, November 12, 2012
Mbërrin në Tiranë nga Vatikani “Meshari”
Vepra më e vjetër në gjuhën shqipe që ka mbërritur deri në ditët tona “Meshari” i Gjon Buzukut(1555) ka mbërritur në Shqipëri nën masa të rrepta sigurie. Njoftohet se libri i rrallë ka mbërritur në
Tiranë nga Italia rreth orës 11:30 minuta te dites se djeshme.
Meshari vjen në Tiranë në kuadër të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë dhe do të ekspozohet për publikun në ambientet e Bibliotekës Kombëtare. Ekspozita e Mesharit të Gjon Buzukut do të hapet nesër në orën 18:00 dhe do të qëndrojë e hapur deri më 28 nëntor, raporton Panorama.
Vatikani kishte pranuar pak kohë më parë kërkesën e qeverisë shqiptare për të sjellë në Shqipëri kopjen origjinale të Mesharit të Gjon Buzukut.
Meshari i Gjon Buzukut qëndron në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit.
Meshari vjen në Tiranë në kuadër të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë dhe do të ekspozohet për publikun në ambientet e Bibliotekës Kombëtare. Ekspozita e Mesharit të Gjon Buzukut do të hapet nesër në orën 18:00 dhe do të qëndrojë e hapur deri më 28 nëntor, raporton Panorama.
Vatikani kishte pranuar pak kohë më parë kërkesën e qeverisë shqiptare për të sjellë në Shqipëri kopjen origjinale të Mesharit të Gjon Buzukut.
Meshari i Gjon Buzukut qëndron në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit.
Flamuri do të mbërrijë në Vlorë në 28 nëntor. Grupi i shqiptarëve të Kosovës, niset nga Gjilani në këmbë
Një gjest që të ngjall po aq emocione sa ata njerëz që
i përjetuan ditën e vërtetë të ngritjes
së flamurit në Vlorë
në nëntor 1912″>28 nëntor 1912. Pas 100 vjetësh historia do të
përsëritet përsëri por në mënyrë
simbolike prej një grup shqiptarësh
nga Kosova që me nismën e tyre
patriotike dhe me lumturinë në
shpirtin e tyre dhe me bekimet e të gjithë shqiptarëve anembanë të
përsëritin ngritjen e flamurit ashtu si
100 vjet më parë. Presheva, Medvegja e Bujanoci do ta
dërgojnë në Vlorë Flamurin Kombëtar
e përfaqësues të këtyre komunave
janë nisur në këmbë këtë të shtunë,
për të arritur në qytetin e shpalljes së
pavarësisë pas tetëmbëdhjetë ditësh udhëtimi. Moti i ftohtë dhe mjegulla që ka rënë
këtë nëntor, nuk kanë penguar
Ekrem Avdiun (Gjilan), Dilaver Musliun
(Preshevë), Gani Shaqirin (Bujanoc)
dhe Nazim Ajdinin (Medvegjë), të cilët
të me veshje kombëtare e me plisa në kokë janë nisur nga qendra e Gjilanit
në drejtim të Ferizajt, për të vazhduar
më pas në Shtimje, Suharekë, nëpër
autostradën “Ibrahim Rugova”, për të
mbërritur në Prizren e më pas Kukës.
Katër bartësit e Flamurit Kombëtar, do të vazhdojnë nëpër autostradën e
Kombit, nëpër Rrëshen, Milot, Vorë e
për të mbërri në Durrës, Kavajë e Fier
e më pas për të marrë rrugë për Vlorë. Në Gjilan, ata janë përcjellë nga
familjarë, deputetë të Kuvendit të
Kosovës, kryetar të komunave të
Kosovës, por edhe të atyre në
Kosovën Lindore. Ata bartnin në dorë
Flamurin Kombëtar me mbishkrimin “Njëqind vjet shtet,Gjilan – Vlorë 1912
– 2012”. Rrugëtimi i këtyre katër veprimtarëve
ka një simbolikë, atë se tashti kur
kanë kaluar 100 vite, Presheva,
Medvegja e Bujanoci nuk janë as
meKosovë e as me Shqipëri, por kanë
ngelur nën Serbi e vullneti i banorëve të kësaj ane do të bartet në Vlorë. Siç ka theksuar Ekrem Avdiu, prijës i
këtij grupi, udhëtimi do të zgjas
tetëmbëdhjetë ditë, kurse në ditë
mesatarisht do të kalojnë 25 – 30
kilometra dhe gjatë tërë këtij
marshimi asnjëherë nuk do të udhëtohet natën. Ai tha se me vete
kanë të gjitha gjërat e nevojshme, mbi
të gjitha kanë Flamurin që do ta
dërgojnë në Vlorë, derisa edhe tre
bashkudhëtarët tjerë kanë nga një
flamur më të vogël, që shënon 100 vjetorin e shtetit shqiptar. Ky udhëtim ka një simbolikë, atë se në
Vlorë po udhëtojnë tri komuna të
Kosovës Lindore, Presheva, Medvegja
e Bujanoci, të cilat kanë qenë dhe do
të jenë pjesë e trungut shqiptar. “Para se të nisemi i kemi dhënë besën
njëri-tjetrit se Flamuri që bartim
patjetër do të mbërrijë në Vlorë dhe
atë asgjë nuk do të mund ta ndalë, as
vdekja e ndonjërit nga ne”, ka thënë
Ekrem Avdiu e në Vlorë ata nuk do të hyjnë as para datës 28 nëntor e as
pas asaj dite, por pikërisht në ditën
kur para 100 viteve, Ismajl Qemali
kishte shpallë Shqipërinë shtet
indipendent e të mosvarëm. Pjesë e këtij grupi udhëtarësh është
edhe Dilaver Musliu, i moshës 66-
vjeçare, i cili thotë se kur e di se në
çfarë misioni janë nisur, i duket vetja
sikur të ishte i ri, andaj ai beson se
nuk do ta lodh rruga e gjatë. Përfaqësuesit e komunave të Kosovës
Lindore më 28 nëntor 2012, Flamurin
do t’ia dorëzojnë ndonjërit prej
personaliteteve më larta në Shqipëri
që do të jetë pjesëmarrës në
manifestimin qendror, presidentit Bujar Nishani apo
kryeministrit Sali Berisha. Në Gjilan, nga institucionet rrugë të
mbarë këtij grupi i ka dëshiruar
nënkryetari Omer Daku, i cili nismën e
këtyre katër përfaqësuesve e ka
quajtur vullnetare edhe atë në 100-
vjetorin e shtetit shqiptar, duke thënë se kjo është një nismë e mirë, që ka
për qëllim bartjen e Flamurit Kombëtar
nga Gjilani në Vlorën heroike. Ai u ka uruar këtyre udhëtarëve
shëndet e rrugëtim të mbarë dhe u ka
dëshiruar të arrijnë në vendin e duhur
dhe në kohën e duhur.
“Skenderman” rikthen Gjergj Kastriotin në fushëbetejën e “iPhone”
Në fillim të viteve ‘40 të shekullit XV, një personalitet i këtij territori po bënte “kërdi” nëpër fushëbeteja. Gjergj Kastrioti ishte shndërruar në hero, shkruan sot “Koha Ditore”. Skënderbeu do të bënte emër në betejat, që historia shqiptare i njeh si të lavdishme, por lavdinë e vërtetë do ta merrte më 28 nëntor 1443, kur ai me ushtarët e tij do të ngrinte flamurin e njohur si të Kastriotëve. Gati gjashtë shekuj më vonë, kur Shqipëria feston 100-vjetorin e shtetit, Skënderbeu nuk ka mbaruar punë me luftën. Ai ende ka shumë “beteja” për të fituar. Një grup të rinjsh kosovarë, të pasionuar pas teknologjisë dhe dizajnit, janë bërë bashkë për ta “rikthyer” Skënderbeun në betejë.
Por prapashtesa “beu” (një titull që e ka dhënë Perandoria Osmane) do të shndërrohet në “man” (një prapashtesë që sot e kanë heronjtë e ndryshëm të filmave si Spiderman apo Batman). “Skenderman” titullohet videoloja në të cilën territoret ku do të luftojë u ngjajnë atyre që ka luftuar përnjëmend Skënderbeu. Aplikacioni dhe zhvillimi i saj është duke u bërë në “Graphsix Studio”. Dorjan Berishaj, Agon Avdimetaj, Esat Pllana, Rron Bajri, Durim Nikçi, Etrit Tahiri, Adnan Imami e Durim Aliu, janë ekipi që ka krijuar këtë lojë, e cila kishte fituar edhe një çmim në garën e aplikacioneve “AppCamp Kosova”.
“Emërtimin ‘Skendermen’ ia kemi dhënë duke dëshiruar t’i japim edhe një qasje më të mirë ndaj tregut global, për shkak se figura heroike prej ilustrimeve të ndryshme njihen prej këtyre tregjeve”, thotë njëri nga anëtarët. Këta të rinj kanë bërë që Skënderbeu “të luftojë”, fillimisht në “iPhone”.
Subscribe to:
Posts (Atom)






