Wednesday, December 25, 2013

Lista e 100 me te mireve nga "The Guardian":Kryeson Messi,pason CR7



Super lojtaret e futbollit

Pas tyre vjen suedezi Zlatan Ibrahimovic ,duke lene pas finalistin e "Topit te Arte",Frank Ribery.

Lista eshte hartuar nga 15 eksperte futbolli.Ne te Barcelona ka 11 lojtare,Reali i Madridi ka 9,teksa surprize eshte Atletico Madrid me 5 lojtare.

Sipas listes Spanja kryeson dhe persa u perket emrave te kombetareve,me 17 emra.

Sunday, December 22, 2013

Si të kryeni Jailbreak Untethered për iOS 7 në iPhone, iPad dhe iPod touch [Guida]





Pas një pritje të gjatë, Jailbreak Untethered për iOS 7 është më në fund realitet! Më poshtë mund të ndiqni guidën tonë të plotë që do ju ndihmojë të kryeni jailbreak të pajisjes tuaj iOS (iPhone, iPad, iPod touch) me 7.0, 7.0.1, 7.0.2, 7.0.3 o 7.0.4, 7.1 beta 1 dhe 7.1 beta 2, me anë të programit Evasi0n 7 në versionin për Windows dhe për Mac.

Pajisjet që janë kompatibël

- iPhone 4;
- iPhone 4S;
- iPhone 5;
- iPhone 5s;
- iPhone 5c;
- iPod touch i gjeneratës së pestë;
- iPad mini;
- iPad mini me Retina Display;
- iPad 2;
- iPad i gjeneratës së tretë;
- iPad i gjeneratës së katërt;
- iPad Air.

Çfarë ju nevojitet?

- Një iPhone, iPod touch ose iPad me iOS  7.0, 7.0.1, 7.0.2, 7.0.3 o 7.0.4, 7.1 beta 1 ose 7.1 beta 2
- Një kompjuter me sistem operativ OS X ose Windows;
- Evasi0n 7 për Windows  ( Shkarko ) ose për Mac ( Shkarko )

Guida Jailbreak

1. Shkarkoni "Evasi0n" në kompjuterin tuaj dhe pasi ta keni bërë hapni programin.

2. Lidheni pajisjen tuaj me kompjuterin dhe shypni butonin "Jailbreak". Programi do të kryejë çdo veprim në mënyrë automatike, pa pasur nevojë që vendosni pajisjen tuaj manualisht në DFU.

3. Pasi të ketë përfunduar proçesi, iPhone do të fiket dhe rindizet përsëri, ndërsa programi do të vazhdojë të dërgojë file-t e nevojshëm për instalimin e Evasi0n loader në pajisjen tuaj, që do të shfaqet në Homescreen menjëherë pasi të përfundojë proçesi. Kjo fazë mund të zgjasë disa minuta.

4. Mos e shkëpusni pajisjen nga kompjuteri, dhe hapni aplikacionin "Jailbreak" të instaluar në iPhone që të instaloni Cydia. Çdo gjë do të bëhet në mënyrë automatike, mjafton të ndiçni hapat që do ju shfaqen në ekran.

5. Pasi të keni kompletuar këto hapa, ikona "Jailbreak" do të zhduket dhe do të gjeni programin Cydia të instaluar në pajisjen tuaj.

Shënim: E kemi testuar jailbreak dhe ka shumë probleme, kështu që ju këshillojmë të mos e intaloni tani por të prisni edhe pak!

Nëse keni ndonjë problem me guidë, në rradhë të parë sigurohuni që të keni ndjekur me sukses të gjitha hapar e mësipërm, nëse Jailbreak bllokohet në njërin nga këto hapa, bëjini një reboot të pajisjes duke mbajtur të shtypur njëkohësisht butonin Home dhe Power. Gjithsesi, ne do të krijojmë edhe disa artikuj të tjerë për t'ju ndihmuar për gjithçka që kemi mundësi. /Zhbllokojme iPhone

Sunday, June 2, 2013

Elhaida Dani: Më telefonoi për të më uruar, presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha ( Video )








Fituesja e “The Voice of Italy”, Elhaida Dani ishte e ftuar speciale në RTL 102.5 në kanalin Sky. Me gazetarët Cristina Borra dhe Fabrizio Ferrari, Elhaida rrëfen emocionet pas fitores, urimet e shumta që ka marrë nga të njohur e të panjohur, por edhe telefonatën me kryeministrin Sali Berisha, i cili e uroi atë personalisht për cmimin e madh. Teksa gazetari e pyet, duke e quajtur Berishën “president”, Elhaida me sa duket tepër indiferente ndaj politikës dhe personazheve të saj, përgjigjet pa e korrigjuar lapsusin dhe tregon se sa e befasuar u ndje kur dëgjoi në telefon “Jam Sali Berisha…




Wednesday, April 3, 2013

Ja pse femrat i dëshirojnë meshkujt të gjatë...









Shkencëtarët e Universitetit të Utah, kanë synuar ti japin një shpjegim shkencor motivit se pse femrat preferojnë meshkujt e gjatë në raport me ata të shkurtër.Shpjegimi gjendet qysh në të kaluarën dhe lidhet me kohën kur qeniet njerëzore ecnin me katër gjymtyrë, të cilët kur e panë botën të ngritur në këmbë nisën të qëndrojnë në këtë mënyrë.Ky pozicion sipas antropologëve ka krijuar një sërë avantazhesh për njeriun në raport me kafshët e tjera, në veçanti sa u takon situatave të betejave dhe luftës.Duket se është pikërisht pozicioni i qëndrimit ajo që ndikon te femrat në preferencën e një mashkulli më të gjatë.Sipas profesorit David Carrier i cili merret edhe me studimin e evoluimit të qenieve njerëzore, në bazë të pozicionit të trupit zgjidhet edhe partneri.Një nga arsyet se pse femrat i gjejnë më tërheqës meshkujt e gjatë, është fakti se i cilësojnë më dominues dhe inteligjent.
Një tjetër arsye se pse femrat i cilësojnë më tërheqës meshkujt e gjatë është fakti se i mendojnë më mbrojtës ndaj tyre, përveçse të hijshëm.Po në këtë linjë shtohet se nga studimet tregohet se femrat i adhurojnë meshkujt e bëshëm, dhe shtatlartë të cilët mund të mbrojnë më së miri fëmijët dhe familjen, duke besuar edhe në pasardhës me të njëjtat tipare.

Saturday, January 26, 2013

Zhbllokojme iPhone : Si të instaloj WhatsApp ose ndonjë aplikacion tjetër në iPhone 3G?







Si të instaloj WhatsApp ose ndonjë aplikacion tjetër në iPhone 3G?


Përshëndetje. Për fatin e keq, iPhone 3G nuk i suporton versionet më të reja të iOS, dhe versioni i fundit zyrtar që mund të instalohet është iOS 4.2.1, kështu që aplikacionet që kërkojnë versione më të reja të iOS nuk mund të instalohen. Edhe pse nuk është e mundur, ne do të tregojmë një mënyrë se si të instaloni Whatsapp apo ndonjë aplikacion tjetër në iPhone 3G.

Një zgjidhje mund të jetë të kërkosh në internet versione më të vjetra të aplikacioneve, që punojnë edhe për versione më të vjetra të iOS (prsh kërko në google facebook.ipa) dhe ti instalosh me anë të iTunes direkt në iPhone.

Një tjetër zgjidhje mund të ishte edhe të instalosh një version më të ri të iOS në iPhone 3G me anë të programit Whited00r.
Ose, nëse ke një iPhone 3G jailbroken, mund të shkarkosh programin iFile nga Cydia dhe më pas të shkosh tek "System/Library/CoreService" dhe më pas të gjesh këtë file: "SystemVersion.plist". Shtyp butonin view text dhe do të shfaqet një dritare si në foton me lart.
Mjafton të modifikosh numrat që tregojnë versionin e iOS (me ngjyrë blu në foto) dhe të shtosh "4.3" ose "4.3.1". Tani shpëtoje file-in dhe bëji një respring iPhone. Pasi të kesh kryer këto hapa shko tek "Settings/General/Info" për të parë version e firmware të modifikuar. Do të shohësh iOS 4.3 në vend të versionit që është i instaluar në të vërtetë. Tani mund të shkosh në App Store dhe të shkarkosh WhatsApp.

Tuesday, January 15, 2013

Me armë mbi një Lamborghini në Bllok, ndalohet djali i kryebashkiakut




Qarkullonte me Lamborghini në zonën e ish-Bllokut i armatosur, arrestohet djali i kryetarit të Bashkisë së Mamurrasit.

Eduart Ndreca u ndalua rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm në zonën e ish-Bllokut në Tiranë nga efektivët e komisariatit të policisë, teksa bënte xhiro i vetëm, me një supermakinë tip Lamborghini me ngjyrë të verdhë.

Gjatë kontrollit të ushtruar, 25-vjeçarit ju gjet në brez një armë zjarri pistoletë tip-Glock. Ai u shoqërua menjëherë në ambientet e komisariatit të policisë nr.2, ku dhe u mor në pyetje.

“Ndihem i rrezikuar ndaj dhe qarkulloj me armë zjarri” mësohet të ketë thënë në polici, djali i Ded Ndrecës, kryetar i Bashkisë së Mamurrasit.

Burime nga policia thanë për Kamera OnAir se pistoleta u sekuestrua në cilësinë e provës materiale ndërsa u bllokua mjeti.

Saturday, January 5, 2013

Çiljeta thyen tabune, pozon nudo gjate shtatzanise…




Kufinjt e reales dhe te imagjinares njerezit e zakonshem nuk mund t’i thyejme, por nje gje e tille tashme nuk eshte gje e re per yllin shqiptar, Çiljeten, e cila shtatzene ka realizuar nje fotografi te jashtezakonshme.
Te gjithe e dime se Çiljeta, shume e komentuar per linjat e saj trupore, eshte shatazene, dhe jo vetem.Ajo ka vazhduar te thyeje barrierat, duke u shfaqur ne kopertine nudo, me ç’rast ka shfaqur dhe barren e saj.Fotografia pa dyshim se eshte e bukur dhe pos estetikes ngerthen ne vete shume aspekte tjera te nje femre te guximshme, e cila shfaq fuqine pa u ndikuar nga influenca e shoqerise.

Skandali i Tunes ne “X Factor” me “vibrator”






Kengetarja Tuna, e cila cilesohet si nje vajze mjaft e talentuar ne fushen e muzikes, eshte poashtu nje personalitet qe mban vemendjen e fansave dhe mediave ne fokus, me skandale dhe batuta te njepasnjeshme.
Viti 2012 mesiguri qe do te mbahet mend per videon e saj provokative “I asaj” por edhe rrjeti i saj social qe eshte shnderruar ne nje kend i te papriturave dhe postimeve bizare dhe jo te balancuara mire per mentalitetin sot, por qe megjithate shpesh shihen si mjaft interesante dhe argetuese.
Tuna, si gjyqtare ne “X Factor”, nuk e ka leshuar mundesine, per te krijuar paksa turbullira edhe ne kete shou shume te popullarizuar, qofte me (zh)veshje seksi, qofte me batuta te natyres seksuale:
“Falimnderit gjithe miqeve qe mua po me shkruajne ne keto momente ne telefon, sepse e kam me vete ketu ne karrige dhe po komplementojne per te gjithe konkurrentet sonte. Mundesisht, mos e beni kete tani sepse e kam vene telefonin ne vibrim dhe ne vend shume te papershtatshem (qesh)… falemnderit shume!”, ka qene batuta e mbremjes nga mentorja Altuna gjate performances se Egzones ne “X Factor”.

Wednesday, December 19, 2012

Tmerr! Shqiponja rrëmbeu një fëmijë…! (video)






Nuk mund t’u beson i syve për me atë që do shikoni!
Ndërkohë ngjarja ndodhi në një park në Amerikën veriore, ku dhe Shqiponja e Artë, konsiderohen si shpendët grabitqar më të mëdhenj.


Teksa një prind kishte humbur vëmendjen nga fëmija i tij, i cili qëndronte disa metra pak më larg, shqiponja shfrytëzoi rastin dhe rrëmbeu fëmijën, por për fat të mirë pesha e fëmijës detyroj shqiponjën që ta lëshonte atë!
Fal zotit incidenti mbaroi pa pasoja të rënda dhe sigurisht që ai prindër dhe shumë të tjerë që panë këto çaste të tmerrshme nuk duhet t’i lenë më fëmijët vetëm në vende ku ekspozohen dhe përbëjnë “preh” për Shqiponjën e Artë..





Tuesday, December 18, 2012

Fotoja e fundit e engjëjve të shkollës së Newtown !





Disa të qeshur, disa seriozë, disa “indiferentë”, por të gjithë të lumtur, të pafajshëm. Këto janë fytyrat e 15 fëmijëve të shkollës së Newtown Sandy Hook, të cilët u vranë nga plumbat e Adam Lanza.

Gruaja ne foton e pare,ne krye eshte Carlee Soto, në pritje për të dëgjuar lajmet në lidhje me motrën e saj, një mësuese në Sandy Hook fillore.





Gruaja në foton e dytë është Victoria Soto, motra Carlees. Soto i futi fëmijët në një dollap k
ur ajo u përball me Lanza-n. Ajo e vuri veten midis femijeve dhe armes ku u qëllua dhe u vra tragjikisht. Kur ajo mori vesh se ishte një i armatosur në shkollë, ajo fshehu klasën e parë te saj ne dollape, dhe i tha qelluesit se ata ishin në palestër. Ai ktheu armen nga Soto, duke vrarë atë, por asnjëri prej nxënësve të saj nuk ishin dëmtuar.

Ju jeni një heroine Victoria, dhe askush nuk do të harroje kurrë gjestin e mahnitshem që ju bete për nxenesit tuaj. Vetëm njerezit e mire vdesin te rinj, mund të pushoni në paqe. Per nje shiprt kaq te bukur !!!

Kur dëshira për të mësuar plotëson dashurinë e mësimdhënies.




Herën tjetër që ju te ankoheni për shkollën, mendoni keta femije !!!

Saturday, November 17, 2012

E rralle: Anelka shenon ndaj serbise dhe ju ben Shqiponjen (VIDEO)







Askush nuk e kishte pare kete video e ndoshta shume e kemi pare po se kemi vene re kete gjest provokativ qe Anelka ju ben Serbeve gjate nje ndeshje France vs Serbi. Anelka pas shenimit te golit ben Shqiponjen nje gjest ky qe ka terbuar tifozat Serb. Video shoqerohet me nje kenge shqipe. Ju ftojm ta ndiqni kete super video : 



Wednesday, November 14, 2012

iPhone 5S në horizont? Mund të vijë më shpejt se sa pritej!




Disa thashetheme të reja po qarkullojnë gjatë këtyre ditëve. Sipas Commercial Times të raportuara edhe nga DigiTimes, Apple duhet të nisë prodhimi e iPhone 5S në Dhjetor (rreth 100.000 copë) për të rritur më pas prodhimin gjatë katër mujorit të parë të vitit 2013. Siç e dimë, pa ndonjë bujë të madhe, para disa javësh Apple prezantoi iPad të gjeneratës së katërt, shumë më shpejt sa sa pritej. Nuk është çudi që Apple të prezantojë edhe një iPhone 5S!

Gazeta kineze ka zbuluar se proçesi i çertifikimit të pjesëve të iPhone 5S të ardhshëm, është përshpejtuar dhe se prodhimi do të rritet në fillim të vitit 2013. Vitin e kaluar, siç e dimë, Samsung i ka treguar botës Galaxy S3 në një event menjëherë pas MWC në fund të muajit Shkurt, ndërsa iPhone 5 ka daluar shumë muaj më vonë duke i lejuar Samsung-ut që të shesë me miliona smartphone. Është e mundur, që Apple për 2013, të jetë gati për të luftuar, të paktën pjesërisht Galaxy S4 dhe të gjithë smartphone-t e tjerë interesant që pritet të dalin në 2013.

SKANDAL: Spoti per 100 vjetor i vjedhur nga India (VIDEO)





Këto ditë kanë qenë të shumtë spotet të cilat përshëndesnin 100 vjetorin e pavarësisë në televizionet shqiptare.
Ndër me interesantët ishte ai i TV Klan ku shfaqej një vogëlush i cili nderonte flamurin kombëtar.
Por siç duket ky spot nuk na paska qenë një ide origjinale. Gjatë kërkimeve në internet ndeshëm një video të ngjashme në mënyrën e realizimit, idesë madje edhe të njëjtat fjalë por ndryshimi i vetëm qëndronte se i kushtohej përvjetorit të pavarësisë së Indisë

 SPOTI I INDISE : 



SPOTI I VJEDHUR I YNI NGA TV KLAN HD : 




Ja sesi po ja humbasin dinjitetin festes se 100 Vjetorit te Pavaresise





Data 28 Nentor 1912 eshte data historike ku Ismail Qemali ngriti ne Vlore flamurin Kuq e Zi, por jo nje tribal e as nje pellumb a sorre te shemtuar sic po mbulohet Tirana dhe jo vetem. Kur te gjithe syte e botes dhe vemendja e mediave  eshte drejt Shqiperise qeveria jone po humb dinjitetin e kesaj feste duke shenderruar ne simbole disa tribale dhe sorra te cilat jo vetem qe nuk e perfaqesojne kombin Shqipetar po jane edhe turpesisht ide te vjedhura. A e dine valle ato qe kane shpallur fituese keto logo qe gjaku i shume njerzve per te cilet jemi krenar edhe sot e kesaj dite edhte derdhur per te ngritur te lire flamurin Kuq e Zi. A mundet dikush te me thote se ca lidhje ka me Shqiperine nje sorre ose tribal i shemtuar? Kur e gjithe rinia dhe jo vetem kerkojne bashkim ne sa vijm edhe asimilohemi ne vetvete duke humbur edhe identitetin e festes me te madhe te te gjithe Shqipetareve ane e kend botes. Ne duam flamurin tone ate per te cilin gjysherit tane luftuan dhe dhane edhe piken e fundit te frymes qe ai te valvitej krenar. Ne nuk e njohim as logon qe shteti paturpesisht e ka vjedhur dhe as sorren e cila ka mbuluar Tiranen. Duam flamurin tone per te cilin jemi krenar. Mjaft e keni copetuar kete vend te pakten na lini ta gezojme sic duhet kete 100 vjetor. Mjaft shitet toka edhe dete te pakten mos na e nderroni edhe flamurin. E copetuar dhe e pafuqishme per shkak te abuzimit te pameshirshem Shqiperia i falet popullit i cili nuk harron historine dhe flamurin e kombit. 

Monday, November 12, 2012

Mbërrin në Tiranë nga Vatikani “Meshari”





Vepra më e vjetër në gjuhën shqipe që ka mbërritur deri në ditët tona “Meshari” i Gjon Buzukut(1555) ka mbërritur në Shqipëri nën masa të rrepta sigurie. Njoftohet se libri i rrallë ka mbërritur në
Tiranë nga Italia rreth orës 11:30 minuta te dites se djeshme.

Meshari vjen në Tiranë në kuadër të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë dhe do të ekspozohet për publikun në ambientet e Bibliotekës Kombëtare. Ekspozita e Mesharit të Gjon Buzukut do të hapet nesër në orën 18:00 dhe do të qëndrojë e hapur deri më 28 nëntor, raporton Panorama.

Vatikani kishte pranuar pak kohë më parë kërkesën e qeverisë shqiptare për të sjellë në Shqipëri kopjen origjinale të Mesharit të Gjon Buzukut.

Meshari i Gjon Buzukut qëndron në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit.

Flamuri do të mbërrijë në Vlorë në 28 nëntor. Grupi i shqiptarëve të Kosovës, niset nga Gjilani në këmbë






Një gjest që të ngjall po aq emocione sa ata njerëz që
i përjetuan ditën e vërtetë të ngritjes
së flamurit në Vlorë
në nëntor 1912″>28 nëntor 1912. Pas 100 vjetësh historia do të
përsëritet përsëri por në mënyrë
simbolike prej një grup shqiptarësh
nga Kosova që me nismën e tyre
patriotike dhe me lumturinë në
shpirtin e tyre dhe me bekimet e të gjithë shqiptarëve anembanë të
përsëritin ngritjen e flamurit ashtu si
100 vjet më parë. Presheva, Medvegja e Bujanoci do ta
dërgojnë në Vlorë Flamurin Kombëtar
e përfaqësues të këtyre komunave
janë nisur në këmbë këtë të shtunë,
për të arritur në qytetin e shpalljes së
pavarësisë pas tetëmbëdhjetë ditësh udhëtimi. Moti i ftohtë dhe mjegulla që ka rënë
këtë nëntor, nuk kanë penguar
Ekrem Avdiun (Gjilan), Dilaver Musliun
(Preshevë), Gani Shaqirin (Bujanoc)
dhe Nazim Ajdinin (Medvegjë), të cilët
të me veshje kombëtare e me plisa në kokë janë nisur nga qendra e Gjilanit
në drejtim të Ferizajt, për të vazhduar
më pas në Shtimje, Suharekë, nëpër
autostradën “Ibrahim Rugova”, për të
mbërritur në Prizren e më pas Kukës.
Katër bartësit e Flamurit Kombëtar, do të vazhdojnë nëpër autostradën e
Kombit, nëpër Rrëshen, Milot, Vorë e
për të mbërri në Durrës, Kavajë e Fier
e më pas për të marrë rrugë për Vlorë. Në Gjilan, ata janë përcjellë nga
familjarë, deputetë të Kuvendit të
Kosovës, kryetar të komunave të
Kosovës, por edhe të atyre në
Kosovën Lindore. Ata bartnin në dorë
Flamurin Kombëtar me mbishkrimin “Njëqind vjet shtet,Gjilan – Vlorë 1912
– 2012”. Rrugëtimi i këtyre katër veprimtarëve
ka një simbolikë, atë se tashti kur
kanë kaluar 100 vite, Presheva,
Medvegja e Bujanoci nuk janë as
meKosovë e as me Shqipëri, por kanë
ngelur nën Serbi e vullneti i banorëve të kësaj ane do të bartet në Vlorë. Siç ka theksuar Ekrem Avdiu, prijës i
këtij grupi, udhëtimi do të zgjas
tetëmbëdhjetë ditë, kurse në ditë
mesatarisht do të kalojnë 25 – 30
kilometra dhe gjatë tërë këtij
marshimi asnjëherë nuk do të udhëtohet natën. Ai tha se me vete
kanë të gjitha gjërat e nevojshme, mbi
të gjitha kanë Flamurin që do ta
dërgojnë në Vlorë, derisa edhe tre
bashkudhëtarët tjerë kanë nga një
flamur më të vogël, që shënon 100 vjetorin e shtetit shqiptar. Ky udhëtim ka një simbolikë, atë se në
Vlorë po udhëtojnë tri komuna të
Kosovës Lindore, Presheva, Medvegja
e Bujanoci, të cilat kanë qenë dhe do
të jenë pjesë e trungut shqiptar. “Para se të nisemi i kemi dhënë besën
njëri-tjetrit se Flamuri që bartim
patjetër do të mbërrijë në Vlorë dhe
atë asgjë nuk do të mund ta ndalë, as
vdekja e ndonjërit nga ne”, ka thënë
Ekrem Avdiu e në Vlorë ata nuk do të hyjnë as para datës 28 nëntor e as
pas asaj dite, por pikërisht në ditën
kur para 100 viteve, Ismajl Qemali
kishte shpallë Shqipërinë shtet
indipendent e të mosvarëm. Pjesë e këtij grupi udhëtarësh është
edhe Dilaver Musliu, i moshës 66-
vjeçare, i cili thotë se kur e di se në
çfarë misioni janë nisur, i duket vetja
sikur të ishte i ri, andaj ai beson se
nuk do ta lodh rruga e gjatë. Përfaqësuesit e komunave të Kosovës
Lindore më 28 nëntor 2012, Flamurin
do t’ia dorëzojnë ndonjërit prej
personaliteteve më larta në Shqipëri
që do të jetë pjesëmarrës në
manifestimin qendror, presidentit Bujar Nishani apo
kryeministrit Sali Berisha. Në Gjilan, nga institucionet rrugë të
mbarë këtij grupi i ka dëshiruar
nënkryetari Omer Daku, i cili nismën e
këtyre katër përfaqësuesve e ka
quajtur vullnetare edhe atë në 100-
vjetorin e shtetit shqiptar, duke thënë se kjo është një nismë e mirë, që ka
për qëllim bartjen e Flamurit Kombëtar
nga Gjilani në Vlorën heroike. Ai u ka uruar këtyre udhëtarëve
shëndet e rrugëtim të mbarë dhe u ka
dëshiruar të arrijnë në vendin e duhur
dhe në kohën e duhur.

“Skenderman” rikthen Gjergj Kastriotin në fushëbetejën e “iPhone”






Në fillim të viteve ‘40 të shekullit XV, një personalitet i këtij territori po bënte “kërdi” nëpër fushëbeteja. Gjergj Kastrioti ishte shndërruar në hero, shkruan sot “Koha Ditore”. Skënderbeu  do të bënte emër në betejat, që historia shqiptare i njeh si të lavdishme, por lavdinë e vërtetë do ta merrte më 28 nëntor 1443, kur ai me ushtarët e tij do të ngrinte flamurin e njohur si të Kastriotëve. Gati gjashtë shekuj më vonë, kur Shqipëria feston 100-vjetorin e shtetit, Skënderbeu nuk ka mbaruar punë me luftën. Ai ende ka shumë “beteja” për të fituar. Një grup të rinjsh kosovarë, të pasionuar pas teknologjisë dhe dizajnit, janë bërë bashkë për ta “rikthyer” Skënderbeun në betejë.
Por prapashtesa “beu” (një titull që e ka dhënë Perandoria Osmane) do të shndërrohet në “man” (një prapashtesë që sot e kanë heronjtë e ndryshëm të filmave si Spiderman apo Batman). “Skenderman” titullohet videoloja në të cilën territoret ku do të luftojë u ngjajnë atyre që ka luftuar përnjëmend Skënderbeu. Aplikacioni dhe zhvillimi i saj është duke u bërë në “Graphsix Studio”. Dorjan Berishaj, Agon Avdimetaj, Esat Pllana, Rron Bajri, Durim Nikçi, Etrit Tahiri, Adnan Imami e Durim Aliu, janë ekipi që ka krijuar këtë lojë, e cila kishte fituar edhe një çmim në garën e aplikacioneve “AppCamp Kosova”.
“Emërtimin ‘Skendermen’ ia kemi dhënë duke dëshiruar t’i japim edhe një qasje më të mirë ndaj tregut global, për shkak se figura heroike prej ilustrimeve  të ndryshme njihen prej këtyre tregjeve”, thotë njëri nga anëtarët. Këta të rinj kanë bërë që Skënderbeu “të luftojë”, fillimisht në “iPhone”.