Flet konsullja e SHBA në Tiranë, Lyra Carr.
Ka nisur aplikimi per Lotarine Amerikane 2014. E gjithe procedura eshte online ne faqen e internetit te ofruar nga Ambasada Amerikane. Afati i fundit per te gjithe te interesuarit qe duan te nisin jeten ne SHBA, eshte data 3 nentor. Verifikimi per shpalljen e fituesve do te behet direkt ne faqen e internetit permes kodit personal. Ne nje interviste per gazeten Lyra Carr, Konsulle, e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane, jep te gjitha detajet per menyren e aplikimit dhe perzgjedhjen e fituesve. Ajo keshillon gjithashtu qytetaret, per hapat qe duhet te ndermarrin ne menyre qe te mos s’kualifikohen.
Çfare eshte programi i Vizave te Shumellojshmerise?
Programi i Vizave te Emigranteve te Diversitetit, i autorizuar nga Kongresi i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, administrohet nga Departamenti i Shtetit çdo vit dhe bazohet ne ligjet e SHBA. Ligji u mundeson viza emigruese personave prej vendeve me shkalle historikisht te ulet emigrimi ne Shteteve te Bashkuara. Per vitin fiskal 2014 do te jene ne dispozicion 50 000 viza emigrantesh te shumellojshmerise (lotarise). Shqiperia eshte nje nga vendet e kualifikuara per Programin e Vizave te Shumellojshmerise DV-2014, qe do te thote se qytetaret shqiptare jane te pranueshem per te aplikuar per kete program.
Si funksionon Programi i Vizave te Shumellojshmerise?
Ne mbare boten, vendasit e vendeve qe kualifikohen per lotarine i plotesojne regjistrimet e tyre per lotarine ne www.dvlottery.state.gov gjate nje periudhe kohore prej 30 ditesh, e cila zhvillohet pothuajse gjate se njejtes periudhe te vitit. Per vitin 2012, kjo periudhe do te filloje me date 2 tetor ne oren 18:00 dhe do te mbaroje me date 3 nentor ne oren 18:00, me oren ne Shqiperi. Aplikuesit, te cilet do te regjistrohen online, do te perzgjidhen ne menyre te rastesishme nga nje kompjuter ne Qendren Konsullore Kentucky. Duke filluar nga data 1 maj 2013, pjesemarresit do te mund te kontrollojne faqen e internetit ne www.dvlottery.state.gov nese jane perzgjedhur, duke perdorur numrin e konfirmimit qe i shfaqet aplikuesit ne ekranin e kompjuterit pas regjistrimit te suksesshem per lotarine. ¨shte shume e rendesishme qe te ruhet numri i konfirmimit qe ju merrni pas regjistrimit fillestar elektronik! Juve do t’ju duhet ky numer konfirmimi ne menyre qe te shikoni nese jeni perzgjedhur apo jo per Lotarine DV-2014.
Perse po e reklamoni Programin e Vizave te Shumellojshmerise?
Ne duam te rrisim shkallen e njohurive rreth rregullave te Programit te Vizave te Shumellojshmerise dhe t’i ndihmojme shqiptaret te bejne zgjedhjen e duhur per te marre pjese apo jo ne Programin e Vizave te Shumellojshmerise.
Ka disa gabime, si per shembull regjistrimi per programin e lotarise me shume se nje here, apo mosperfshirja e nje anetari te familjes, te cilat rezultojne ne skualifikim te menjehershem. Ne duam qe te interesuarit te njohin rregullat ne menyre qe ata te shmangin keto gabime qe mund te ishin shmangur lehtesisht. Menyra me e mire per te shmangur keto gabime te thjeshta eshte qe te lexohen rregullat e publikuara ne gjuhen shqipe ne faqen e internetit http://albanian.tirana.usembassy.gov/dv.html.
Per me teper, çdo vit ka shqiptare qe shfrytezohen nga faqe interneti apo individe qe gjoja perfaqesojne qeverine e SHBA. Nuk ka asnje pagese per t’u regjistruar per Programin e Vizave te Shumellojshmerise dhe te vetmet faqe zyrtare te qeverise amerikane perfundojne me “.gov”. Ne e kuptojme se shume shqiptare nuk e flasin gjuhen angleze dhe mund te kene nevoje per dike qe t’i ndihmoje ata qe te plotesojne regjistrimin per Programin e Vizave te Shumellojshmerise. Nese juve ju duhet ndihme, duhet te zgjidhni dike qe eshte i besueshem per ju dhe qe nuk do t’ju shfrytezoje duke ju kerkuar shuma marramendese parash per te plotesuar regjistrimin tuaj ne lotari. (Mbani mend qe qeveria e Shteteve te Bashkuara NUK ka vendosur asnje tarife per regjistrimin per lotarine!) Ambasada dhe qeveria amerikane nuk mbeshtet asnje noter, pershpejtues, ndihmues apo pale te treta. Nuk ka rendesi se kush e ploteson regjistrimin tuaj ne lotari; personi, emri i te cilit eshte ne formularin e aplikimit per lotari duhet te ruaje numrin e konfirmimit, sepse atij do t’i duhet ai numer per te kontrolluar nese ka fituar.
Ku duhet te aplikojne njerezit per lotarine?
E vetmja menyre per t’u regjistruar ne Programin e Vizave te Shumellojshmerise eshte qe te plotesohet formulari ne www.dvlottery.state.gov. Nuk ka asnje tarife per t’u regjistruar per lotarine, por te lexohen udhezimet (ne shqip ne http://albanian.tirana.usembassy.gov/dv.html) qe te sigurohen nese kualifikohen dhe qe e kuptojne se si plotesohet formulari perpara se te plotesohet formulari. Nese personi nuk i ka kualifikimet e duhura per lotarine, ai nuk do te marre nje vize edhe nese do te jete perzgjedhur per lotarine.
Si do te informohen per njoftimin zyrtar te regjistruarit ne lotari?
Njoftimet zyrtare nga Departamenti Amerikan i Shtetit do te behen VETEM nepermjet Kontrollit te Statusit te Regjistrimit, i cili do te jete ne funksionim duke filluar nga data 1 maj 2013 ne faqen e internetit te lotarise www.dvlottery.state.gov. Te regjistruarve ne lotari do t’u duhet te perdorin Numrin e tyre te Konfirmimit ne faqen e internetit te lotarise www.dvlottery.state.gov. MOS e humbni numrin e konfirmimit! Pjesemarresit ne lotari qe do te rezultojne te perzgjedhur NUK do te njoftohen nepermjet e-mail-it. Nese juve ju humbet numri i konfirmimit, Departamenti i Shtetit do te mundesoje nje menyre qe ju ta rimerrni ate, por gjithsesi ju duhet te tregoheni te kujdesshem se me ke e ndani kete informacion.
A kualifikohet automatikisht çdokush qe eshte perzgjedhur nga kompjuteri?
Jo. Per t’u kualifikuar per Lotarine e Vizave te Diversitetit, aplikantet anembane botes duhet te plotesojne kritere shume te rrepta te kerkesave te kualifikimit nepermjet: 1) arsimit ose 2) profesionit. Aplikantet duhet te bejne zgjedhjen e duhur nese duhet te aplikojne apo jo per te marre pjese ne Lotarine e Vizave te Shumellojshmerise. Shqiptaret, te cilet nuk kane kryer nje arsim te shkolles se mesme me kohe te plote qe te jete i barabarte me edukimin e shkolles se mesme ne SHBA (4 vjet, me kohe te plote), nuk do te kualifikohen bazuar ne kushtin e arsimit.
Edhe pse ne raste te rralla eshte e mundur te kualifikohen bazuar ne eksperiencen e punes, duhet te mbahet parasysh qe profesionet qe mund te perdoren per kete kualifikim pothuajse gjithmone kerkojne nje shkalle edukimi me te larte se shkolla e mesme e kerkuar per lotarine.
Cili nivel arsimi ploteson kriteret e kualifikimit per Programin e Vizave te Shumellojshmerise?
Bazuar ne kerkesat per arsimin, i cili duhet te jete i barabarte me arsimin e shkolles se mesme ne Amerike (4 vjet, me kohe te plote), shqiptaret qe nuk e kane mbaruar arsimin e shkolles se mesme me kohe te plote, nuk do te kualifikohen per Programin e Vizave te Shumellojshmerise. Pra, per t’u kualifikuar per Lotarine nepermjet arsimit, aplikanti kryesor duhet te kete kryer shkollen e mesme me kohe te plote. Deftesat e pjekurise se arsimit me kohe te shkurtuar – pa shkeputje nga puna, shkolla e mbremjes, apo me korrespondence, perfshire edhe arsimin 5-vjeçar apo programe me afat me te gjate (me kohe te shkurtuar – pa shkeputje nga puna, shkolla e mbremjes, apo me korrespondence), nuk kualifikohen per programin e Vizave te Shumellojshmerise (Lotarise). Gjithashtu, deftesat e arsimit profesional 3-vjeçar nuk kualifikohen per programin e Lotarise se Shumellojshmerise. Edhe nese ju e keni kryer shkollen e mesme pjeserisht me kohe te shkurtuar dhe pjeserisht me kohe te plote, perseri kjo deftese nuk ju kualifikon per Programin e Vizes se Shumellojshmerise.
Ju keni thene qe njerezit duhet te perfshijne ne aplikimin e tyre per lotari te gjithe anetaret e familjes. Po ne rastin kur femija nuk jeton me aplikuesin kryesor, ose ai eshte duke u divorcuar nga bashkeshortja?
Bashkeshortja dhe te gjithe femijet, thjeshterit dhe femijet e biresuar, te cilet jane nen 21 vjeç, duhen perfshire ne regjistrimin per lotarine, edhe nese ata nuk jetojne me aplikuesin kryesor. Nese aplikuesi kryesor nuk eshte ligjerisht i ndare nga bashkeshortja e tij, ai duhet ta perfshije ate ne regjistrimin e tij per lotari. Duhet mbajtur mend qe thjesht fakti qe emri i dikujt eshte perfshire ne regjistrim, nuk do te thote qe ai eshte i detyruar te marre pjese ne procesin e aplikimit apo te emigroje ne SHBA. Pavaresisht kesaj, nese aplikuesi kryesor nuk e perfshin nje anetar te familjes qe eshte ne varesine e tij ne regjistrimin per lotari, kjo do te rezultoje ne skualifikimin e rastit.
Nje bashkeshorte e ardhshme nuk duhet te perfshihet ne regjistrimin elektronik ne rast se statusi civil i aplikuesit kryesor ne momentin e aplikimit eshte beqar, sepse kjo do te rezultoje ne skualifikimin e tij ne diten e intervistes. Nese anetaret e famijes se aplikuesit kryesor jane shtetas amerikane apo banore te perhershem te ligjshem ne momentin e regjistrimit elektronik per lotari, ai nuk ka nevoje t’i perfshije ata ne aplikimin e tij.
Nese dikush eshte perzgjedhur per Programin e Vizave te Shumellojshmerise, ku duhet ta beje pagesen e Vizes se Shumellojshmerise?
Tarifa e procesimit te Vizes se Shumellojshmerise do te paguhet ne te njejten dite me intervisten zyrtare vetem ne seksionin konsullor, perveç rastit kur aplikuesi ndodhet ne SHBA. Ne qofte se intervista e aplikuesit kryesor do te jete ne Seksionin Konsullor te Ambasades Amerikane ne Tirane, ai do te duhet ta paguaje tarifen ne Ambasade. Shqiptaret nuk duhet te bien viktime e e-mail-eve mashtruese qe i kerkojne te dergojne para ne emer te nje individi me poste ose me sherbime te tilla si Western Union.
A do te paguaje qeveria amerikane per strehimin ne SHBA te fituesit te Vizes se Shumellojshmerise, ta ndihmoje te gjeje nje pune apo t’i jape asistence ekonomike per ta ndihmuar derisa te pershtatet ne SHBA?
Jo. Aplikanteve, te cilet pajisen me vizen e DV-se nuk u sigurohet ndonje lloj asistence ekonomike apo ndihme federale. Gjithsesi, ne duam qe ata t’ia dalin me sukses ne Amerike dhe te kalojne nje tranzicion sa me te qete, keshtu qe ne disa raste ne mund t’i kerkojme te gjejne nje sponsor, i cili te jete dakord qe t’i ndihmoje ata sapo te kene mberritur ne SHBA. Programi i Vizave te Shumellojshmerise u ofron atyre te perzgjedhurve rastesisht nje mundesi te mrekullueshme per te emigruar dhe per te filluar nje jete te re ne Shtetet e Bashkuara.