Monday, October 1, 2012
Sipas një studimi të ri, karikimi i iPhone 5 do na kushtojë 0,41$ në vit!
Sipas një studimi të ri, karikimi i iPhone 5 do na kushtojë 0,41$ në vit!
1.10.12 DENDI 3 KOMENTE
Nëse dëshironi të bleni një iPhone 5, ndoshta do harxhoni shumë për ta blerë por mund të kurseni tek kostoja e karikimit të baterisë! Sipas një studimi të bërë nga Opower, një shoqatë që merret me efiçencën e energjitikës, bën të ditur se kostoja mesatare vjetore për karikimin e një iPhone 5 është e barabartë me 0,41$.
Ata kanë përdorur aparatura për të matur sa energji elektrike konsumon iPhone 5 kur karikohet nga 0% deri në 100%. Pasi ata morën këto rezultate, është dashur vetëm pak matematikë për të kuptuar sa kushton në vit për të karikuar iPhone 5.
Ekipi i Opower ka testuar edhe Galaxy S III dhe ka konstatuar se kushton 0,53$ në vit për të karikuar telefonin e Samsung. Galaxy S III ka një bateri më të madhe se iPhone 5, që do të thotë se merr më shumë energji elektrike për t’u karikuar. Këto janë kostot për Amerikën, ndërsa për Shqipërinë mendoj se do të kushtojë pak më shumë.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment