Tuesday, January 15, 2013

Me armë mbi një Lamborghini në Bllok, ndalohet djali i kryebashkiakut




Qarkullonte me Lamborghini në zonën e ish-Bllokut i armatosur, arrestohet djali i kryetarit të Bashkisë së Mamurrasit.

Eduart Ndreca u ndalua rreth orës 01:30 të mëngjesit të sotëm në zonën e ish-Bllokut në Tiranë nga efektivët e komisariatit të policisë, teksa bënte xhiro i vetëm, me një supermakinë tip Lamborghini me ngjyrë të verdhë.

Gjatë kontrollit të ushtruar, 25-vjeçarit ju gjet në brez një armë zjarri pistoletë tip-Glock. Ai u shoqërua menjëherë në ambientet e komisariatit të policisë nr.2, ku dhe u mor në pyetje.

“Ndihem i rrezikuar ndaj dhe qarkulloj me armë zjarri” mësohet të ketë thënë në polici, djali i Ded Ndrecës, kryetar i Bashkisë së Mamurrasit.

Burime nga policia thanë për Kamera OnAir se pistoleta u sekuestrua në cilësinë e provës materiale ndërsa u bllokua mjeti.

No comments:

Post a Comment