Saturday, January 26, 2013

Zhbllokojme iPhone : Si të instaloj WhatsApp ose ndonjë aplikacion tjetër në iPhone 3G?







Si të instaloj WhatsApp ose ndonjë aplikacion tjetër në iPhone 3G?


Përshëndetje. Për fatin e keq, iPhone 3G nuk i suporton versionet më të reja të iOS, dhe versioni i fundit zyrtar që mund të instalohet është iOS 4.2.1, kështu që aplikacionet që kërkojnë versione më të reja të iOS nuk mund të instalohen. Edhe pse nuk është e mundur, ne do të tregojmë një mënyrë se si të instaloni Whatsapp apo ndonjë aplikacion tjetër në iPhone 3G.

Një zgjidhje mund të jetë të kërkosh në internet versione më të vjetra të aplikacioneve, që punojnë edhe për versione më të vjetra të iOS (prsh kërko në google facebook.ipa) dhe ti instalosh me anë të iTunes direkt në iPhone.

Një tjetër zgjidhje mund të ishte edhe të instalosh një version më të ri të iOS në iPhone 3G me anë të programit Whited00r.
Ose, nëse ke një iPhone 3G jailbroken, mund të shkarkosh programin iFile nga Cydia dhe më pas të shkosh tek "System/Library/CoreService" dhe më pas të gjesh këtë file: "SystemVersion.plist". Shtyp butonin view text dhe do të shfaqet një dritare si në foton me lart.
Mjafton të modifikosh numrat që tregojnë versionin e iOS (me ngjyrë blu në foto) dhe të shtosh "4.3" ose "4.3.1". Tani shpëtoje file-in dhe bëji një respring iPhone. Pasi të kesh kryer këto hapa shko tek "Settings/General/Info" për të parë version e firmware të modifikuar. Do të shohësh iOS 4.3 në vend të versionit që është i instaluar në të vërtetë. Tani mund të shkosh në App Store dhe të shkarkosh WhatsApp.

No comments:

Post a Comment