Oh! Sa te lumtur qe e ndiej vehten sot, qe shoh ketu ne Vlore, kaq burra Shqipetare te mbledhur tok, duke pritur me kureshti e padurim perfundimin
e kesaj mbledhjeje historike, per fatin e Atdheut tone te dashur. Plot me gaz e me lot nder sy, nga mallengjimi, pra, po dal ketu para jush qe t’ju gezoj me sihariqin e madh, se sot, edhe kete minute, Kongresi çpalli mevehtesine e Shqiperise, duke lajmeruar gjithe boten mbare per kete pune e duke me ngarkuar mua kryesin’ e qeverise se perkohshme te Shqiperise se lire.
Porsi enderr me duket ky ndryshim i madh i vendit t’one, qe hoqi e voi te zezat e te lirit peseqind vjet me radhe ndene sundimin turk, por qe tani ne kohet e fundit, ishte gati te jepte shpirtin pergjithenje, te shuhej e te ç’farrosej krejtesisht nga faqja e dheut, kejo Shqiperi, qe dikur, shkelqente nga trimerija e pashoqe e bijve te saj; kjo Shqiperi, që kur i kercenohej rreziku Europes nga pushtimet e Turqise, ndene kryetrimin e pavdekur te saj, Skenderbejne, u be porta e hekurt kundra sulmeve me te terbuara te sulltaneve me t’eger qe ka pas Turqija. Mirepo, desh Zoti, qe me punen, me trimerine dhe guximin e pashoq te Shqipetare te vet, sot e tutje te marrin fund mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut t’one, sepse ketu e keshtu, jemi te LIRE te PAVARUR dhe MEVEHTE, prandaj: qeshni e gezoni! Per t’ia arrijtur kesaj dite te bardhe e te madhe, na ka ndihmuar gjaku i deshmoreve dhe puna e vlefshme e patrioteve t’ane dhe e te gjithe shokeve qe muarrne pjese ne kete mbledhje dhe e te gjithe juve, qe tani po ju gufon zemera nga gazi i madh qe ndieni; mirepo mbledhja si me plak qe jam, m’a ngarkoi mua Ngritjen e shenjte te shenjes t’one Kombetare, te flamurit t’one te enderruar e te dashur (nxjerr Flamurin, te cilin e ka te vendosur ne nje shtize hekuri, natyrisht te vogël, dhe te fshehur nen pallto dhe pasi e mban nje sekonde ne dore e ngul ne shtyllat e ballkonit. Amatoret, posa e shohin Flamurin therrasin me gezim e me ze te larte: Rrofte Flamuri, Rrofte Shqiperija e Lire).
Ja pra, ky eshte Flamuri Yne i kuq e me shqiponjen dykrenare te zeze ne mest. Dhe tani, te gjithe bashke, si nje trup i tere dhe i pandare, le te punojme per t’a mburuar, per t’a perparuar e per t’a qyteteruar si i ka hije Atdhene t’one te Lire.
Duke perfunduar, s’me mbetet gje, veçse t’i drejtoj nje lutje Zotit te Madh, qe bashke me bekimet e Tij qe i lypi te na jape per te qene te denje te kesaj dite, te pranoje qe ketej e tutje te jem une deshmori me i pare i Atdheut, ashtu siç pata nderin dhe fatin qe te jem i pari ta puth e ta bej te valvitet i Lire. Flamuri i yne, n’atdhene t’one te lire.
Rrofte Flamuri!
Rrofte Shqiperija!

No comments:
Post a Comment