Wednesday, November 14, 2012
iPhone 5S në horizont? Mund të vijë më shpejt se sa pritej!
Disa thashetheme të reja po qarkullojnë gjatë këtyre ditëve. Sipas Commercial Times të raportuara edhe nga DigiTimes, Apple duhet të nisë prodhimi e iPhone 5S në Dhjetor (rreth 100.000 copë) për të rritur më pas prodhimin gjatë katër mujorit të parë të vitit 2013. Siç e dimë, pa ndonjë bujë të madhe, para disa javësh Apple prezantoi iPad të gjeneratës së katërt, shumë më shpejt sa sa pritej. Nuk është çudi që Apple të prezantojë edhe një iPhone 5S!
Gazeta kineze ka zbuluar se proçesi i çertifikimit të pjesëve të iPhone 5S të ardhshëm, është përshpejtuar dhe se prodhimi do të rritet në fillim të vitit 2013. Vitin e kaluar, siç e dimë, Samsung i ka treguar botës Galaxy S3 në një event menjëherë pas MWC në fund të muajit Shkurt, ndërsa iPhone 5 ka daluar shumë muaj më vonë duke i lejuar Samsung-ut që të shesë me miliona smartphone. Është e mundur, që Apple për 2013, të jetë gati për të luftuar, të paktën pjesërisht Galaxy S4 dhe të gjithë smartphone-t e tjerë interesant që pritet të dalin në 2013.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment