Saturday, November 10, 2012

Shkëndija “kërcënon” Corleonen (video)





Këngëtarja Skëndije mujaj nuk mund ta durojë më Vali Corleonën .Ajo ka vendosur të flasë për të gjitha premtimet e Valit se ka pasur intime me të.Shkëndije Mujajt i është mbushur kupa nga deklaratat e Vali Corleones dhe spekulimeve në media për lidhjen mes tyre.Këngëtarja e lindur në Pejë, por që jeton në Zvicër është e indinjuar shumë kur para disa javësh në një intervistë, Corleone ka thënë se Shkëndija ka qenë në shtëpinë e tij në Gjilan dhe kanë pasur marrëdhënie.Mujaj fillimisht nuk ka reaguar ashpër ndaj këtyre pretendimeve. Ajo pati thënë se me të ka pirë vetëm një kafe dhe nuk ka gjë tjetër mes tyre. Por tani këngëtarja e njohur me fotot e nxehta, nuk mund të durojë më.Dje në mbrëmje ajo ka bërë një paralajmërim se do t’i sqarojë të gjitha.“Së shpejti edhe një video mesazh për Valin sepse çka është tepër, është tepër….”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.Këtë paralajmërim për djalin nga Gjilani që e quan vetën “King Valentino Corleone”, Shkëndija e ka shoqëruar me foton që mund të shihni më lartë, por edhe në fund të këtij shkrimi.Shkëndija është e njohur për video mesazhet që i publikon sa herë e sheh të nevojshme. Para dy ditësh ajo ka incizuar një mesazh me celularin e saj përmes të cilit u bën thirrje fansave se cilat janë faqet e veta zyrtare në rrjetet sociale. Videon e gjeni më poshtë.Ndërkaq videon me të cilën i drejtohet Corleones do të publikohet sapo ta postojë Shkëndija, ashtu siç ka premtuar vetë para mijëra fansave.

No comments:

Post a Comment