Saturday, November 17, 2012

E rralle: Anelka shenon ndaj serbise dhe ju ben Shqiponjen (VIDEO)







Askush nuk e kishte pare kete video e ndoshta shume e kemi pare po se kemi vene re kete gjest provokativ qe Anelka ju ben Serbeve gjate nje ndeshje France vs Serbi. Anelka pas shenimit te golit ben Shqiponjen nje gjest ky qe ka terbuar tifozat Serb. Video shoqerohet me nje kenge shqipe. Ju ftojm ta ndiqni kete super video : 



Wednesday, November 14, 2012

iPhone 5S në horizont? Mund të vijë më shpejt se sa pritej!




Disa thashetheme të reja po qarkullojnë gjatë këtyre ditëve. Sipas Commercial Times të raportuara edhe nga DigiTimes, Apple duhet të nisë prodhimi e iPhone 5S në Dhjetor (rreth 100.000 copë) për të rritur më pas prodhimin gjatë katër mujorit të parë të vitit 2013. Siç e dimë, pa ndonjë bujë të madhe, para disa javësh Apple prezantoi iPad të gjeneratës së katërt, shumë më shpejt sa sa pritej. Nuk është çudi që Apple të prezantojë edhe një iPhone 5S!

Gazeta kineze ka zbuluar se proçesi i çertifikimit të pjesëve të iPhone 5S të ardhshëm, është përshpejtuar dhe se prodhimi do të rritet në fillim të vitit 2013. Vitin e kaluar, siç e dimë, Samsung i ka treguar botës Galaxy S3 në një event menjëherë pas MWC në fund të muajit Shkurt, ndërsa iPhone 5 ka daluar shumë muaj më vonë duke i lejuar Samsung-ut që të shesë me miliona smartphone. Është e mundur, që Apple për 2013, të jetë gati për të luftuar, të paktën pjesërisht Galaxy S4 dhe të gjithë smartphone-t e tjerë interesant që pritet të dalin në 2013.

SKANDAL: Spoti per 100 vjetor i vjedhur nga India (VIDEO)





Këto ditë kanë qenë të shumtë spotet të cilat përshëndesnin 100 vjetorin e pavarësisë në televizionet shqiptare.
Ndër me interesantët ishte ai i TV Klan ku shfaqej një vogëlush i cili nderonte flamurin kombëtar.
Por siç duket ky spot nuk na paska qenë një ide origjinale. Gjatë kërkimeve në internet ndeshëm një video të ngjashme në mënyrën e realizimit, idesë madje edhe të njëjtat fjalë por ndryshimi i vetëm qëndronte se i kushtohej përvjetorit të pavarësisë së Indisë

 SPOTI I INDISE : 



SPOTI I VJEDHUR I YNI NGA TV KLAN HD : 




Ja sesi po ja humbasin dinjitetin festes se 100 Vjetorit te Pavaresise





Data 28 Nentor 1912 eshte data historike ku Ismail Qemali ngriti ne Vlore flamurin Kuq e Zi, por jo nje tribal e as nje pellumb a sorre te shemtuar sic po mbulohet Tirana dhe jo vetem. Kur te gjithe syte e botes dhe vemendja e mediave  eshte drejt Shqiperise qeveria jone po humb dinjitetin e kesaj feste duke shenderruar ne simbole disa tribale dhe sorra te cilat jo vetem qe nuk e perfaqesojne kombin Shqipetar po jane edhe turpesisht ide te vjedhura. A e dine valle ato qe kane shpallur fituese keto logo qe gjaku i shume njerzve per te cilet jemi krenar edhe sot e kesaj dite edhte derdhur per te ngritur te lire flamurin Kuq e Zi. A mundet dikush te me thote se ca lidhje ka me Shqiperine nje sorre ose tribal i shemtuar? Kur e gjithe rinia dhe jo vetem kerkojne bashkim ne sa vijm edhe asimilohemi ne vetvete duke humbur edhe identitetin e festes me te madhe te te gjithe Shqipetareve ane e kend botes. Ne duam flamurin tone ate per te cilin gjysherit tane luftuan dhe dhane edhe piken e fundit te frymes qe ai te valvitej krenar. Ne nuk e njohim as logon qe shteti paturpesisht e ka vjedhur dhe as sorren e cila ka mbuluar Tiranen. Duam flamurin tone per te cilin jemi krenar. Mjaft e keni copetuar kete vend te pakten na lini ta gezojme sic duhet kete 100 vjetor. Mjaft shitet toka edhe dete te pakten mos na e nderroni edhe flamurin. E copetuar dhe e pafuqishme per shkak te abuzimit te pameshirshem Shqiperia i falet popullit i cili nuk harron historine dhe flamurin e kombit. 

Monday, November 12, 2012

Mbërrin në Tiranë nga Vatikani “Meshari”





Vepra më e vjetër në gjuhën shqipe që ka mbërritur deri në ditët tona “Meshari” i Gjon Buzukut(1555) ka mbërritur në Shqipëri nën masa të rrepta sigurie. Njoftohet se libri i rrallë ka mbërritur në
Tiranë nga Italia rreth orës 11:30 minuta te dites se djeshme.

Meshari vjen në Tiranë në kuadër të 100 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë dhe do të ekspozohet për publikun në ambientet e Bibliotekës Kombëtare. Ekspozita e Mesharit të Gjon Buzukut do të hapet nesër në orën 18:00 dhe do të qëndrojë e hapur deri më 28 nëntor, raporton Panorama.

Vatikani kishte pranuar pak kohë më parë kërkesën e qeverisë shqiptare për të sjellë në Shqipëri kopjen origjinale të Mesharit të Gjon Buzukut.

Meshari i Gjon Buzukut qëndron në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit.

Flamuri do të mbërrijë në Vlorë në 28 nëntor. Grupi i shqiptarëve të Kosovës, niset nga Gjilani në këmbë






Një gjest që të ngjall po aq emocione sa ata njerëz që
i përjetuan ditën e vërtetë të ngritjes
së flamurit në Vlorë
në nëntor 1912″>28 nëntor 1912. Pas 100 vjetësh historia do të
përsëritet përsëri por në mënyrë
simbolike prej një grup shqiptarësh
nga Kosova që me nismën e tyre
patriotike dhe me lumturinë në
shpirtin e tyre dhe me bekimet e të gjithë shqiptarëve anembanë të
përsëritin ngritjen e flamurit ashtu si
100 vjet më parë. Presheva, Medvegja e Bujanoci do ta
dërgojnë në Vlorë Flamurin Kombëtar
e përfaqësues të këtyre komunave
janë nisur në këmbë këtë të shtunë,
për të arritur në qytetin e shpalljes së
pavarësisë pas tetëmbëdhjetë ditësh udhëtimi. Moti i ftohtë dhe mjegulla që ka rënë
këtë nëntor, nuk kanë penguar
Ekrem Avdiun (Gjilan), Dilaver Musliun
(Preshevë), Gani Shaqirin (Bujanoc)
dhe Nazim Ajdinin (Medvegjë), të cilët
të me veshje kombëtare e me plisa në kokë janë nisur nga qendra e Gjilanit
në drejtim të Ferizajt, për të vazhduar
më pas në Shtimje, Suharekë, nëpër
autostradën “Ibrahim Rugova”, për të
mbërritur në Prizren e më pas Kukës.
Katër bartësit e Flamurit Kombëtar, do të vazhdojnë nëpër autostradën e
Kombit, nëpër Rrëshen, Milot, Vorë e
për të mbërri në Durrës, Kavajë e Fier
e më pas për të marrë rrugë për Vlorë. Në Gjilan, ata janë përcjellë nga
familjarë, deputetë të Kuvendit të
Kosovës, kryetar të komunave të
Kosovës, por edhe të atyre në
Kosovën Lindore. Ata bartnin në dorë
Flamurin Kombëtar me mbishkrimin “Njëqind vjet shtet,Gjilan – Vlorë 1912
– 2012”. Rrugëtimi i këtyre katër veprimtarëve
ka një simbolikë, atë se tashti kur
kanë kaluar 100 vite, Presheva,
Medvegja e Bujanoci nuk janë as
meKosovë e as me Shqipëri, por kanë
ngelur nën Serbi e vullneti i banorëve të kësaj ane do të bartet në Vlorë. Siç ka theksuar Ekrem Avdiu, prijës i
këtij grupi, udhëtimi do të zgjas
tetëmbëdhjetë ditë, kurse në ditë
mesatarisht do të kalojnë 25 – 30
kilometra dhe gjatë tërë këtij
marshimi asnjëherë nuk do të udhëtohet natën. Ai tha se me vete
kanë të gjitha gjërat e nevojshme, mbi
të gjitha kanë Flamurin që do ta
dërgojnë në Vlorë, derisa edhe tre
bashkudhëtarët tjerë kanë nga një
flamur më të vogël, që shënon 100 vjetorin e shtetit shqiptar. Ky udhëtim ka një simbolikë, atë se në
Vlorë po udhëtojnë tri komuna të
Kosovës Lindore, Presheva, Medvegja
e Bujanoci, të cilat kanë qenë dhe do
të jenë pjesë e trungut shqiptar. “Para se të nisemi i kemi dhënë besën
njëri-tjetrit se Flamuri që bartim
patjetër do të mbërrijë në Vlorë dhe
atë asgjë nuk do të mund ta ndalë, as
vdekja e ndonjërit nga ne”, ka thënë
Ekrem Avdiu e në Vlorë ata nuk do të hyjnë as para datës 28 nëntor e as
pas asaj dite, por pikërisht në ditën
kur para 100 viteve, Ismajl Qemali
kishte shpallë Shqipërinë shtet
indipendent e të mosvarëm. Pjesë e këtij grupi udhëtarësh është
edhe Dilaver Musliu, i moshës 66-
vjeçare, i cili thotë se kur e di se në
çfarë misioni janë nisur, i duket vetja
sikur të ishte i ri, andaj ai beson se
nuk do ta lodh rruga e gjatë. Përfaqësuesit e komunave të Kosovës
Lindore më 28 nëntor 2012, Flamurin
do t’ia dorëzojnë ndonjërit prej
personaliteteve më larta në Shqipëri
që do të jetë pjesëmarrës në
manifestimin qendror, presidentit Bujar Nishani apo
kryeministrit Sali Berisha. Në Gjilan, nga institucionet rrugë të
mbarë këtij grupi i ka dëshiruar
nënkryetari Omer Daku, i cili nismën e
këtyre katër përfaqësuesve e ka
quajtur vullnetare edhe atë në 100-
vjetorin e shtetit shqiptar, duke thënë se kjo është një nismë e mirë, që ka
për qëllim bartjen e Flamurit Kombëtar
nga Gjilani në Vlorën heroike. Ai u ka uruar këtyre udhëtarëve
shëndet e rrugëtim të mbarë dhe u ka
dëshiruar të arrijnë në vendin e duhur
dhe në kohën e duhur.

“Skenderman” rikthen Gjergj Kastriotin në fushëbetejën e “iPhone”






Në fillim të viteve ‘40 të shekullit XV, një personalitet i këtij territori po bënte “kërdi” nëpër fushëbeteja. Gjergj Kastrioti ishte shndërruar në hero, shkruan sot “Koha Ditore”. Skënderbeu  do të bënte emër në betejat, që historia shqiptare i njeh si të lavdishme, por lavdinë e vërtetë do ta merrte më 28 nëntor 1443, kur ai me ushtarët e tij do të ngrinte flamurin e njohur si të Kastriotëve. Gati gjashtë shekuj më vonë, kur Shqipëria feston 100-vjetorin e shtetit, Skënderbeu nuk ka mbaruar punë me luftën. Ai ende ka shumë “beteja” për të fituar. Një grup të rinjsh kosovarë, të pasionuar pas teknologjisë dhe dizajnit, janë bërë bashkë për ta “rikthyer” Skënderbeun në betejë.
Por prapashtesa “beu” (një titull që e ka dhënë Perandoria Osmane) do të shndërrohet në “man” (një prapashtesë që sot e kanë heronjtë e ndryshëm të filmave si Spiderman apo Batman). “Skenderman” titullohet videoloja në të cilën territoret ku do të luftojë u ngjajnë atyre që ka luftuar përnjëmend Skënderbeu. Aplikacioni dhe zhvillimi i saj është duke u bërë në “Graphsix Studio”. Dorjan Berishaj, Agon Avdimetaj, Esat Pllana, Rron Bajri, Durim Nikçi, Etrit Tahiri, Adnan Imami e Durim Aliu, janë ekipi që ka krijuar këtë lojë, e cila kishte fituar edhe një çmim në garën e aplikacioneve “AppCamp Kosova”.
“Emërtimin ‘Skendermen’ ia kemi dhënë duke dëshiruar t’i japim edhe një qasje më të mirë ndaj tregut global, për shkak se figura heroike prej ilustrimeve  të ndryshme njihen prej këtyre tregjeve”, thotë njëri nga anëtarët. Këta të rinj kanë bërë që Skënderbeu “të luftojë”, fillimisht në “iPhone”.

Sunday, November 11, 2012

Jeta në Tokë do të zgjasë edhe 2,8 miliardë vjet





Shkencëtarët parashikojnë që jeta në Tokë do të zgjasë edhe 2.8 miliardë vjet por nuk pajtohen edhe aq në vlerësimin nëse do të mbijetojë ndonjë formë e jetës dhe ku do të mund të ndodhte k
jo.

Rezultatet e hulumtimit tregojnë që paralelisht me plakjen e Diellit do të zhduken format më komplekse të jetës.

Oqeanet do të zhduken, pllakat tektonike do të ndalen së lëvizuri. Në pjesët më të lagështa do të krijohen rezervuarët me ujë të nxehtë dhe të kripur, në të cilat edhe një miliardë vjet do të banojnë mikrobet, dhe pastaj do të zhduken dhe ato.

Ekspertët duan të kuptojnë se çfarë gjurmësh kimike të ekzistencës së vet mund të lënë mikrobet në fund të jetës së tyre në Tokë që gjurmët e tilla të kërkohen në planetët e tjerë.

Shkencëtarët sugjerojnë edhe mundësinë e ndonjë apokalipsi edhe më të hershëm. Ta zëmë, në formë të ndeshjeve me meteorë të mëdhenj.

Përveç “Apofisit” të njohur, kërcënim përbëjnë edhe dy asteroide të mëdha, orbitat e të cilëve, si duket duhet të ndryshohen për t’u shmangur përplasja, ka deklaruar presidenti i korporatës raketore-kozmike “Energia”, Vitali Lopota.

Prandaj, është i nevojshëm bartësi i raketës me ngarkesë rreth 70 tonelata i cili në trajektoren e asteroidit do të çojë aparatin kozmik për të ndryshuar drejtimin e lëvizjes së tij, ka deklaruar Lopota.

Sipas fjalëve të tij, është e mundshme që për këtë qëllim të shërbejë ndonjë lloj avioni kozmik i ngarkesave, i cili do të bartë armët bërthamore./

10 gjerat qe burrat kerkojne tek grate





Gruaja ideale nuk ekziston, por nuk ka asgjë të keqe që një mashkull të ëndërrojë për të. Burrat shohin ndonjëherë ëndrra me sy hapur, duke imagjinuar në mendjen e tyre gruan perfekte, si nga ana fi
zike ashtu edhe në karakter.

Ja cilat janë 10 gjërat që burrat kërkojnë te një grua.

1. Sytë me ngjyrë të hapur

Sipas një sondazhi të kryer nga francezja ‘Journal de femmes’ tek 900 lexues të saj, sytë janë komponenti fizik më tërheqës. 40 për qind e të intervistuarve preferojnë sytë, sidomos ata me jeshilë ose blu, 3 për qind preferojnë zërin e ëmbël, 6 për qind flokët, 15 për qind fytyrën në total dhe 21 për qind fokusohet te dhëmbët dhe buzëqeshja.

2. Ëmbëlsia

Gjithnjë sipas sondazhit në fjalë, ëmbëlsia është më e votuara, ndërsa inteligjenca vjen në vend të dytë. Humori i një vajze apo gruaje zë vendin e tretë…kjo ndoshta se zakonisht batutat duhet t’i bëjnë meshkujt!!!

3. Bukuria dhe format

Një vajze tepër e dobët nuk është më një mit. Sipas “L’Internaute”, në 2 mijë meshkuj të pyetur, 45 përqind e të intervistuarve lënë kokën pas femrave të mbushura.

4. Truku dhe look-u

Meshkujve i pëlqen edhe gruaja që mbahet shumë. E veshur me taka të larta, me gurë të cmuar nëpër duar janë detaje që e bëjnë të duket më bukur një grua. Meshkujt preferojnë gruan e kuruar, që kujdeset për veten dhe nuk e le pasdore.

5. Detaje jo të zakonta

Meshkujt dhe femrat pëlqejnë detajet jo të zakonta që e bëjnë të veçantë një person. Kështu nëse ka një legen disi të çuditshëm, nëse ka sy shumë të mëdhenj, nëse ka piercing…këto janë detaje që tërheqin vëmendjen.

6. Perfeksioni e ka emrin Kelly Brook

Sipas studimeve. Kelly Brook është gruaja perfekte, e bukur, aktore dhe modele e suksesshme. Duke u përqendruar në disa kritere si flokët, forma e fytyrës, distanca e syve, forma e vetullave, masa dhe format, Brook rezulton gruaja perfekte.

7. Në Paris eleganca, në Romë e Barcelonë sensualiteti

Sipas një anketimi kryer online nga Harris Interactive per ‘Meetic’, tek 5090 të rritur në Francë, Gjermani, Spanjë, Britani të Madhe dhe Itali, gruaja evropiane pëlqehet për motive të ndryshme. Francezët e pëlqejnë gruan elegante, ndërsa spanjollet dhe ato italiane pëlqehen për humorin, joshjen dhe ëmbëlsinë.

8. Flokë të errët, joshje e padiskutueshme

Nëse një vajzë apo grua ka sy ngjyrë të celët, por lëkurën të zeshkët dhe flokë të errët, atëherë joshja është e padiskutueshme. Sipas një sondazhi të kryer 53 për qind e meshkujve pëlqejnë jashtëzakonisht shumë Monica Bellucci-n dhe flokët e saj të jashtëzakonshëm.

9. Flokë të bukur, sepse ju vleni!

58 për qind e meshkujve të intervistuar pëlqejnë gruan me flokë të gjatë, sepse ky është një instrument joshjeje. Ndërsa flokët e mbledhura bisht kali, u pëlqejnë vetëm 9 për qind të meshkujve.

10. Marrja e iniciativës

Kohët kanë ndryshuar dhe 60 për qind e meshkujve duan që të jenë gratë ato që marrin iniciativën.

Fjalimi origjinal i Ismail Qemalit i mbajtur me 28 nentor 1912 ne Mitingun e Madh ne Vlore





Oh! Sa te lumtur qe e ndiej vehten sot, qe shoh ketu ne Vlore, kaq burra Shqipetare te mbledhur tok, duke pritur me kureshti e padurim perfundimin
 e kesaj mbledhjeje historike, per fatin e Atdheut tone te dashur. Plot me gaz e me lot nder sy, nga mallengjimi, pra, po dal ketu para jush qe t’ju gezoj me sihariqin e madh, se sot, edhe kete minute, Kongresi çpalli mevehtesine e Shqiperise, duke lajmeruar gjithe boten mbare per kete pune e duke me ngarkuar mua kryesin’ e qeverise se perkohshme te Shqiperise se lire.

Porsi enderr me duket ky ndryshim i madh i vendit t’one, qe hoqi e voi te zezat e te lirit peseqind vjet me radhe ndene sundimin turk, por qe tani ne kohet e fundit, ishte gati te jepte shpirtin pergjithenje, te shuhej e te ç’farrosej krejtesisht nga faqja e dheut, kejo Shqiperi, qe dikur, shkelqente nga trimerija e pashoqe e bijve te saj; kjo Shqiperi, që kur i kercenohej rreziku Europes nga pushtimet e Turqise, ndene kryetrimin e pavdekur te saj, Skenderbejne, u be porta e hekurt kundra sulmeve me te terbuara te sulltaneve me t’eger qe ka pas Turqija. Mirepo, desh Zoti, qe me punen, me trimerine dhe guximin e pashoq te Shqipetare te vet, sot e tutje te marrin fund mjerimet dhe vuajtjet e Atdheut t’one, sepse ketu e keshtu, jemi te LIRE te PAVARUR dhe MEVEHTE, prandaj: qeshni e gezoni! Per t’ia arrijtur kesaj dite te bardhe e te madhe, na ka ndihmuar gjaku i deshmoreve dhe puna e vlefshme e patrioteve t’ane dhe e te gjithe shokeve qe muarrne pjese ne kete mbledhje dhe e te gjithe juve, qe tani po ju gufon zemera nga gazi i madh qe ndieni; mirepo mbledhja si me plak qe jam, m’a ngarkoi mua Ngritjen e shenjte te shenjes t’one Kombetare, te flamurit t’one te enderruar e te dashur (nxjerr Flamurin, te cilin e ka te vendosur ne nje shtize hekuri, natyrisht te vogël, dhe te fshehur nen pallto dhe pasi e mban nje sekonde ne dore e ngul ne shtyllat e ballkonit. Amatoret, posa e shohin Flamurin therrasin me gezim e me ze te larte: Rrofte Flamuri, Rrofte Shqiperija e Lire).

Ja pra, ky eshte Flamuri Yne i kuq e me shqiponjen dykrenare te zeze ne mest. Dhe tani, te gjithe bashke, si nje trup i tere dhe i pandare, le te punojme per t’a mburuar, per t’a perparuar e per t’a qyteteruar si i ka hije Atdhene t’one te Lire.

Duke perfunduar, s’me mbetet gje, veçse t’i drejtoj nje lutje Zotit te Madh, qe bashke me bekimet e Tij qe i lypi te na jape per te qene te denje te kesaj dite, te pranoje qe ketej e tutje te jem une deshmori me i pare i Atdheut, ashtu siç pata nderin dhe fatin qe te jem i pari ta puth e ta bej te valvitet i Lire. Flamuri i yne, n’atdhene t’one te lire.
Rrofte Flamuri!
Rrofte Shqiperija!

Policia nxjerr femrat jashtë stadiumit ( Video Skandal )





Policia e Shtetit shqiptar këtë radhë ka tejkaluar çdo cak në tentativën për të mbajtur rend në stadiumet shqiptare. Në një kohë kur të gjithë mendojnë si të afrojnë femrat pranë futbollit në Shqipëri, një polic i Fierit ka treguar kulturën e tij duke nxjerrë zvarrë një tifoze femër nga stadiumi i qytetit.
Në filmimin e siguruar nga mediat shqiptare shihet qartë punonjësi i policisë që tenton të largoje me dhunë tifozen në fjalë, pasi kishte larguar më parë dy tifozë të skuadrës së Teutës që luante ndaj Apolonisë vendase.
Kjo situatë ka përshkallëzuar në përplasje mes tifozëve dhe policisë ku si zakonisht më të humbur kanë dalë tifozët pasi shumë prej tyre kanë përfunduar në komisariatin  policisë. Ajo që është më absurde në këtë situatë, është se pavarësisht kësaj ngjarje dhe pamjeve filmike, askush nuk do të marr mundimin të dënojë personin që kreu këtë akt mjaft të turpshëm që njollos institucionin e policisë shqiptare, ndërsa ai do të vazhdojë i pashqetësuar të kryejë detyrën si “mbrojtës i rendit” në qytetin e Fierit.


Lazio vince contro Roma 3-2 ( Video Radiocronaca )




SOLO AUDIO - Radiocronaca da Tutto il calcio minuto per minuto, nella voce di RICCARDO CUCCHI (RadioUno)

Lazio (4-5-1): Marchetti; Konko, Biava, Dias, Lulic (14' st Radu); Ledesma, Candreva (38' st Cana), Gonzalez, Hernanes (30' st Brocchi), Mauri; Klose. A disp.: Bizzarri, Carrizo, Ciani, Scaloni, Onazi, Rocchi, Zarate, Kozak, Floccari. All. Petkovic.

Roma (4-3-3): Goicoechea; Piris, Marquinhos, Burdisso, Balzaretti; Bradley, De Rossi, Florenzi (18' st Marquinho); Lamela (46' Tachtsidis), Totti (26' st Pjanic), Osvaldo. A disp.: Svedkauskas, Castan, Dodo', Romagnoli, Taddei, Perrotta, Lopez. All.: Zeman

Arbitro: Rocchi

Marcatori:12' Lamela (R), 38' Candreva, 45' Klose, 47' Mauri (L), 40' st Pjanic (R)

Ammoniti: Bradley, Tachtsidis, Burdisso (R), Lulic, Candreva, Mauri, Klose (L)

Espulsi: De Rossi (R), Mauri (L)



Fiorentina mund Milanin ne San Siro ( Video )

SOLO AUDIO - Radiocronaca da Tutto il calcio minuto per minuto, nella voce di EMANUELE DOTTO (RadioUnoRai)

Milan (4-2-3-1): Abbiati; De Sciglio, Mexes, Bonera, Constant; Ambrosini (30' st Robinho), Montolivo; Emanuelson (1' st Bojan), Boateng, El Shaarawy; Pato (1' st Pazzini). A disp.: Amelia, Gabriel, Zapata, Acerbi, Yepes, De Jong, Flamini, Nocerino, Niang. All.: Allegri

Fiorentina (3-5-2): Viviano; Roncaglia, Rodriguez, Savic; Cuadrado, Aquilani (20' st Mati Fernandez), Pizarro, Borja Valero, Pasqual; Ljiajic (11' st El Hamdaoui), Toni (30' st Cassani). A disp.: Neto, Lupatelli, Hegazy, Tomovic, Migliaccio, Olivera, Romulo, Llama, Seferovic. All.: Montella.

Arbitro: Romeo

Marcatori: 10' Aquilani, 38' Borja Valero (F), 15' st Pazzini (M), 42' st' El Hamdaoui

Ammoniti: Pizarro, Roncaglia, Borja Valero, Aquilani (F), Bonera, Ambrosini, Mexes (M)


Saturday, November 10, 2012

PESCARA-JUVENTUS 1-6 - Radiocronaca di Giulio Delfino (10/11/2012) da RadioUnoRai ( Video )










SOLO AUDIO - Radiocronaca da Tutto il calcio minuto per minuto, nella voce di GIULIO DELFINO (RadioUno)

Pescara-Juventus 1-6
9' Vidal (J), 22', 45' e 53' Quagliarella (J), 25' Cascione (P), 30' Asamoah, 38' Giovinco (J)

Pescara (3-5-2): Perin; Cosic, Bocchetti, Capuano (46' Caprari); Zanon, Nielsen, Quintero, Cascione, Modesto; Abbruscato (65' Vukusic), Jonathas (54' Weiss). (Pelizzoli, Togni, Balzano, Bjarnason, Celik, Soddimo, Romagnoli, Falso). All.: Stroppa.

Juventus (3-5-2): Buffon; Barzagli, Bonucci, Chiellini (65' Marrone); Isla (59' Padoin), Vidal, Pirlo, Marchisio, Asamoah; Giovinco, Quagliarella (68' Bandtner). (Storari, Giaccherini, Lichtsteiner, Caceres, Lucio, Vucinic, Matri). All. Alessio

Arbitro: Banti

Ammoniti: Jonathas (P), Pirlo (J), Modesto (P)




Kush kap 60 minj, fiton një telefon celular!

Varfëria, krimi, higjiena në nivel të ulët banon në qytetin Alexandra, një qytet i vjetër në periferi të kryeqytetit Johanesburg. I famshëm për pritjen e ish presidentit Nelson Mandela, gjatë ri
nisë së tij, ky qytet është gjithashtu një nga më të shkatërruarit në vend. Për t'i bërë gjërat edhe më keq, lagjet e varfra shohin të pa fuqishëm zhdukjen e një ushtrie të tërë të minjve, transmeton Albinfo.

Strukturat e ndërtesave janë të pasigurta, rrjedhat e ujërave të zeza, bateritë dhe dekompozimi i ushqimit janë vërtetë një terren që ndihmon shtimin dhe përhapjen e minjve dëmtues.

E për të frenuar këtë fenomen, Lifeline, një shoqatë bamirëse, dhe kompania e telefonit celular 8TA, kanë vendosur të aktivizojnë "bamirësinë e tyre" duke ofruar një telefon celular për të gjithë ata që kapin 60 minj, të gjallë ose të ngordhur. Për të mbështetur këtë bashkim të shenjtë kundër brejtësve, Komuna ka shpërndarë kafaze për banorët. Dhe natyrisht, përpjekjet janë duke dhënë rezultate të rëndësishme.

SUPER PARTY ME 28 NENTOR





Nxitoni te pronotoni te jeni pjese e festes me te madhe kuq e zi e cila do te zhvillohet ne pur pur club ne oren 22:00-06:00 te mengjesit me 28 nentor…. Surpriza pafund Open bar… NXITONI TE PRONOTONI NE 069 5739750 



Vajza Kerkon Te Hyje Me Zorr Ne Makinen E Vali Corleones!! (VIDEO)





I shumë përfoluri nga Gjilani, Vali Corleone, po vazhdon te sjell risi. Ne veturen e tij Audi R8 eshte shfaqur nje vajze ku ka ekspozuar te pasmet, Ajo ka dashr te hipe me zorr ne veturen e Valit



Vali Corleone eshte nje nder personazhet me te shumeperfolur per momentin ne kosove dhe shqiperi.Kjo video eshte filmuar nga miqte e Valit,te cilet e kane publikuar ne youtube.Duket se fanset femra te Valit nuk jane te pakta.Femrat qe e adhurojne Princ Vali Corleonen jane te shumta.

Martohet Lek Plepi.




Se fundmi ja dha bam LEK PLEPI. Martohet me shoqen e tij te femijerise. Kjo eshte ajo qe kemi mesuar nga shoqeria e tij e ngushte . Ai fundjaven e kaluar ka perjetuar “diten me te lumtur” te jetes se tij. Keshtu duket se eshte shprehur Legjenda LEK PLEPI. Thuhet se tani ai ka shkuar ne lezhe me pushime…per muajin e mjaltit. Dhe ne i urojme lekes te trashegohet dhe ta shohim serisht ne media me statusin e tij te ri si “BABA” !!! 


Shkëndija “kërcënon” Corleonen (video)





Këngëtarja Skëndije mujaj nuk mund ta durojë më Vali Corleonën .Ajo ka vendosur të flasë për të gjitha premtimet e Valit se ka pasur intime me të.Shkëndije Mujajt i është mbushur kupa nga deklaratat e Vali Corleones dhe spekulimeve në media për lidhjen mes tyre.Këngëtarja e lindur në Pejë, por që jeton në Zvicër është e indinjuar shumë kur para disa javësh në një intervistë, Corleone ka thënë se Shkëndija ka qenë në shtëpinë e tij në Gjilan dhe kanë pasur marrëdhënie.Mujaj fillimisht nuk ka reaguar ashpër ndaj këtyre pretendimeve. Ajo pati thënë se me të ka pirë vetëm një kafe dhe nuk ka gjë tjetër mes tyre. Por tani këngëtarja e njohur me fotot e nxehta, nuk mund të durojë më.Dje në mbrëmje ajo ka bërë një paralajmërim se do t’i sqarojë të gjitha.“Së shpejti edhe një video mesazh për Valin sepse çka është tepër, është tepër….”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.Këtë paralajmërim për djalin nga Gjilani që e quan vetën “King Valentino Corleone”, Shkëndija e ka shoqëruar me foton që mund të shihni më lartë, por edhe në fund të këtij shkrimi.Shkëndija është e njohur për video mesazhet që i publikon sa herë e sheh të nevojshme. Para dy ditësh ajo ka incizuar një mesazh me celularin e saj përmes të cilit u bën thirrje fansave se cilat janë faqet e veta zyrtare në rrjetet sociale. Videon e gjeni më poshtë.Ndërkaq videon me të cilën i drejtohet Corleones do të publikohet sapo ta postojë Shkëndija, ashtu siç ka premtuar vetë para mijëra fansave.

Flamuri Shqipetar ne nje video Por*o zbulohet rastesisht(VIDEO)+18





worldstarhiphop Sic dihet nga rinia eshte nje faqe e cila permban video nga me te ndryshme nga njerez te fames,perdorues te droges dhe prostitutave. Shume femra filmojne veten e tyre nga menyra nga me te ndryshme dhe uplodojne videot ne kete faqe me synim fitimin ose berjen e fames per vete faktin se videot ne kete faqe klikohen miliona here ne dite. Ne nje video shihet flamuri shqipetar i varur ne nje mur teksa nje zezake amerikane ben stript e zhveshur nudo. Dicka eshte e sigurte qe ajo ne video nuk eshte shqipetare por pyetja eshte nese ai qe ka filmuar ka qene nje shqipetar ne shtepine e tij. ky eshte linku i videos pasi videon smund ta hedhim per shkak se eshte por*nografike.  http://www.worldstaruncut.com/uncut/52123