i përjetuan ditën e vërtetë të ngritjes
së flamurit në Vlorë
në nëntor 1912″>28 nëntor 1912. Pas 100 vjetësh historia do të
përsëritet përsëri por në mënyrë
simbolike prej një grup shqiptarësh
nga Kosova që me nismën e tyre
patriotike dhe me lumturinë në
shpirtin e tyre dhe me bekimet e të gjithë shqiptarëve anembanë të
përsëritin ngritjen e flamurit ashtu si
100 vjet më parë. Presheva, Medvegja e Bujanoci do ta
dërgojnë në Vlorë Flamurin Kombëtar
e përfaqësues të këtyre komunave
janë nisur në këmbë këtë të shtunë,
për të arritur në qytetin e shpalljes së
pavarësisë pas tetëmbëdhjetë ditësh udhëtimi. Moti i ftohtë dhe mjegulla që ka rënë
këtë nëntor, nuk kanë penguar
Ekrem Avdiun (Gjilan), Dilaver Musliun
(Preshevë), Gani Shaqirin (Bujanoc)
dhe Nazim Ajdinin (Medvegjë), të cilët
të me veshje kombëtare e me plisa në kokë janë nisur nga qendra e Gjilanit
në drejtim të Ferizajt, për të vazhduar
më pas në Shtimje, Suharekë, nëpër
autostradën “Ibrahim Rugova”, për të
mbërritur në Prizren e më pas Kukës.
Katër bartësit e Flamurit Kombëtar, do të vazhdojnë nëpër autostradën e
Kombit, nëpër Rrëshen, Milot, Vorë e
për të mbërri në Durrës, Kavajë e Fier
e më pas për të marrë rrugë për Vlorë. Në Gjilan, ata janë përcjellë nga
familjarë, deputetë të Kuvendit të
Kosovës, kryetar të komunave të
Kosovës, por edhe të atyre në
Kosovën Lindore. Ata bartnin në dorë
Flamurin Kombëtar me mbishkrimin “Njëqind vjet shtet,Gjilan – Vlorë 1912
– 2012”. Rrugëtimi i këtyre katër veprimtarëve
ka një simbolikë, atë se tashti kur
kanë kaluar 100 vite, Presheva,
Medvegja e Bujanoci nuk janë as
meKosovë e as me Shqipëri, por kanë
ngelur nën Serbi e vullneti i banorëve të kësaj ane do të bartet në Vlorë. Siç ka theksuar Ekrem Avdiu, prijës i
këtij grupi, udhëtimi do të zgjas
tetëmbëdhjetë ditë, kurse në ditë
mesatarisht do të kalojnë 25 – 30
kilometra dhe gjatë tërë këtij
marshimi asnjëherë nuk do të udhëtohet natën. Ai tha se me vete
kanë të gjitha gjërat e nevojshme, mbi
të gjitha kanë Flamurin që do ta
dërgojnë në Vlorë, derisa edhe tre
bashkudhëtarët tjerë kanë nga një
flamur më të vogël, që shënon 100 vjetorin e shtetit shqiptar. Ky udhëtim ka një simbolikë, atë se në
Vlorë po udhëtojnë tri komuna të
Kosovës Lindore, Presheva, Medvegja
e Bujanoci, të cilat kanë qenë dhe do
të jenë pjesë e trungut shqiptar. “Para se të nisemi i kemi dhënë besën
njëri-tjetrit se Flamuri që bartim
patjetër do të mbërrijë në Vlorë dhe
atë asgjë nuk do të mund ta ndalë, as
vdekja e ndonjërit nga ne”, ka thënë
Ekrem Avdiu e në Vlorë ata nuk do të hyjnë as para datës 28 nëntor e as
pas asaj dite, por pikërisht në ditën
kur para 100 viteve, Ismajl Qemali
kishte shpallë Shqipërinë shtet
indipendent e të mosvarëm. Pjesë e këtij grupi udhëtarësh është
edhe Dilaver Musliu, i moshës 66-
vjeçare, i cili thotë se kur e di se në
çfarë misioni janë nisur, i duket vetja
sikur të ishte i ri, andaj ai beson se
nuk do ta lodh rruga e gjatë. Përfaqësuesit e komunave të Kosovës
Lindore më 28 nëntor 2012, Flamurin
do t’ia dorëzojnë ndonjërit prej
personaliteteve më larta në Shqipëri
që do të jetë pjesëmarrës në
manifestimin qendror, presidentit Bujar Nishani apo
kryeministrit Sali Berisha. Në Gjilan, nga institucionet rrugë të
mbarë këtij grupi i ka dëshiruar
nënkryetari Omer Daku, i cili nismën e
këtyre katër përfaqësuesve e ka
quajtur vullnetare edhe atë në 100-
vjetorin e shtetit shqiptar, duke thënë se kjo është një nismë e mirë, që ka
për qëllim bartjen e Flamurit Kombëtar
nga Gjilani në Vlorën heroike. Ai u ka uruar këtyre udhëtarëve
shëndet e rrugëtim të mbarë dhe u ka
dëshiruar të arrijnë në vendin e duhur
dhe në kohën e duhur.